shoqata mjedisore

Shoqatat mjedisore: Përse po vonohet shpallja e Porto Palermos park nënujor?

Shoqatat mjedisore kanë akuzuar dje Ministrinë e Bujqësisë se po mban peng vendimin për shpalljen e Porto Palermos park nënujor. Përmes një reagimi në media, shoqatat bëjnë me dije se kjo zonë para një viti është studiuar nga ekspertë dhe nga Ministria e Mjedisit, të cilët kanë propozuar të shpallet park kombëtar nënujor. Por ende sot vendimi nuk është përcjellë në qeveri për shqytim dhe miratimi vazhdon të mbetet i myllur në sirtarët e Ministrisë së Bujqësisë. Duke vënë në pah bukuitë e këtij porti, shoqatat mjedisore nuk kursejnë akuzat në adresë të ministrit Panariti dhe dikasterin që ai drejton.