shoqeria civile

“Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi ACHIVE, organizoi më 22 Qershor 2016 një tavolinë të rrumbullakët në Përmet. Qëllimi i kësaj tavoline ishte inkurajimi i pjesëmarrjes së gjërë lokale në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta që synojnë përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore në vend, zbatimin e legjislacionit horizontal përkatës në fuqi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, si dhe nxitjen dhe krijimin e partneriteteve midis administratave lokale dhe qendrore dhe shoqërise civile lokale.

"Toka Valbonë", për një Valbonë të pastër

Gentjani nga Shoqata "Toka Valbonë" është shpallur fituesi i projekt-propozimit më të mirë në Shkollën Verore 2017 të ACHIEVE të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Sot më 3 maj, "Toka Valbonë" po zbaton në praktikë dy aktivitete me tematikë mbrojtjen e Luginës së Valbonës. Aksioni i pastrimit "Për një Valbonë të pastër" që sot u zhvillua me fëmijët e shkollës "Ali Podrimja" dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar nismës, synon të kthehet në një rutinë të përvitshme. Gjithashtu, në kuadër të kësaj nisme mbahet edhe forumi civil "MOS MA PREK VALBONEN".

“Marshimi për Shkencën”, shkencëtarët protestojnë kundër politikave të Trump

Mijëra shkencëtarë dhe mbështetësit e tyre, duke u ndjerë gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga politikat e Presidentit Trump, u mblodhën të shtunën në Uashington nën qiellin e vrenjtur dhe motin me shi, për atë që ata e quajtën “Marshimi për Shkencën”, duke braktisur traditën e mbajtjes së shkencave jashtë politikës dhe duke i bërë thirrje publikut të ngrihet për iniciativat shkencore. Ndërsa marshuesit ecnin krah më krah me njëri-tjetrin në drejtim të Kapitolit, rruga jehonte me thirrjet e tyre: "Shpëtoni E.P.A.-n" (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) dhe "Shpëtoni N.I.H.-et" (Institutet Kombëtare të Shëndetit) si dhe këngët e tyre për të festuar shkencën.

“Shihemi në gjyq”, aktivistët kundër rregullave të Trump për smogun dhe shpimet për lëndë djegëse

Aktivistët e mjedisit premtuan se do të zhvillojnë një luftë të ashpër ligjore kundër administrimit të Trump i cili kërkon të lejojë shpimet për naftë në Atlantik dhe Arktik dhe kundër rritjes së niveleve të smogut. Donald Trump ka bërë tashmë përpjekje gjithëpërfshirëse për të rritur industrinë e lëndëve djegëse fosile dhe të zhbëjë përpjekjet për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Avokatët e qeverisë pyetën gjykatën federale në Uashington nëse mund ta shtynin çështjen kështu Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) mund të rishikonte qëndrimin e saj mbi rregulloren për ndotjen e smogut.

“Xhamia”, Apeli dëgjon ekspertët: Rrezik nga ndërtimi në park të mbrojtur

Gjykata e Apelit Administrativ dëgjoi këtë të martë si ekspert Sazan Gurin, i thirrur për llogari të procesit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Eksperti i kërkuar nga paditësit, Instituti i Çështjeve Kombëtare, INA, deklaroi në bazë të studimit të tij se në rast se xhamia ndërtohet në një qendër, sipas tij, të rëndësisë së veçantë, nga fluksi i gati 2 mijë personave në ditë në objekt do shkaktohet jo vetëm trafik, por edhe dëmtim i ambjentit në vendin që quhet “park i mbrojtur”. Shoqëria civile kërkon që të shfuqizohet një vendim i vitit 2013 për ndërtimin e xhamisë dhe rikthimin e hapësirës në një lulishte, sikurse ishte më parë.

12 orë protestë kundër importit të mbetjeve

Protestuesit e shoqërisë civile kanë vijuar për më shumë se 12 orë protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve, i cili u miratua në seancën e djeshme në Kuvend. Teksa deputetët largoheshin nga kryesia e Kuvendit, protestuesit brohorasnin: “Turp, turp, turp”, “Jeni plehra”. Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë janë bërë bashkë për t’i thënë “JO” importit të mbetjeve.“Politika ka ende kohë, të reflektojë. Ky është shansi i fundit i tyre për të qenë në linje me vullnetin e popullit që i ka zgjedhur.

13-katëshi pranë Parkut të Liqenit, ambientalistët: Stop punimeve

Asambleja qytetare për mbrojtjen e parkut ka protestuar këtë të shtunë për ndërtimin e pallatit 13 katësh përballë fakultetit ekonomik. Ky objekt leja e të cilës është dhënë në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha sipas ambientalistëve ka bërë bashkë politikën duke e kthyer në oligarkinë e betonit. Guri shkon dhe më tej duke sqaruar se ky ndërtim shkel dhe rregullat e qarkullimit rrugor pasi ndërtohet mbi një rrugë ku ka rreth rrotullim për lëvizjen e mjeteve. Para ndërtimit të këtij pallati një tjetër objekt i ndodhur në oborrin e Fakultetit Ekonomik dhe pse me leje u shemb nga IKMT.

30 organizata mjedisore mbajnë qëndrim pas njohjes me mesazhet elektorale të partive politike në zgjedhjet e përgjithshme

Tridhjetë organizata mjedisore të shoqërisë civile kanë mbajtur sot më 15 qershor një konferencë për shtyp “Për programe të zhvillimit të qëndrueshëm në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme 2017!”. Të shpërndara në të gjithë vendin, organiztat mjedisore po ndjekin me interes në këtë fushatë zgjedhore programet dhe angazhimet e partive politike për zhvillimin e vendit në katër vitet e ardhshme dhe vërejnë se 18 parti politike janë regjistruar për zgjedhjet e përgjithshme. Mbi 70% e këtyre partive akoma nuk kanë bërë publike programet e tyre për zhvillimin e ardhshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit.

5 qershori risjell në vëmendje problematikat mjedisore

5 qershori 2017 shënon festimin e Ditës Botërore të Mjedisit por gjithashtu edhe festimin e 26-vjetorit të shoqatës së parë mjedisore në Shqipëri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, PPNEA zgjodhi të festojë ditëlindjen e saj të 26-të në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë duke organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme Dorëz. Dita filloi me një prezantim mbi vlerat e mrekullueshme të këtij parku, gjitarët e mëdhenj dhe shpendët kryesorë që ndodhen në zonë dhe më pas duke prezantuar faqen syrigjelber.info, një portal që shërben për të mbledhur raste të krimeve mjedisore.

Aktivistët të vendosur të pezullojnë punimet te Parku i Liqenit

Aktivistët mjedisorë që kundërshtojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në pezullim të punimeve, ndërsa lëvizjet nga brenda Këshillit Bashkiak ngjallin shpresë për transparencë. Pas qarkullimit të pamjeve të ndërhyrjes me beton në kantierin e Parkut të Liqenit në Tiranë pasditen e së mërkurës, një grup aktivistësh mjedisorë nga nisma Për Publiken shkruan në vendngjarje dhe organizuan një protestë ‘sit-in’ ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

Aleanca Mesdhetare e Ligatinave i kërkon Ramës dhe Kokës të mbrojnë Divjakën

Duke e konsideruar projektin për ndërtimin e blloqeve të apartamenteve, të hoteleve dhe të vilave në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, “jashtëzakonisht negativ” dhe “të papranueshëm”, një aleancë me 20 organizata mjedisore europiane e quajtur Aleanca Mesdhetare e Ligatinave, i bëri thirrje përmes një letre Kryeministrit dhe Ministrit të Mjedisit të anulojnë projektin e kompanisë Matebex. “Gjatë dekadave të fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konservimin më të mirë të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, në veçanti përmes kontributit në Administrimin e Zonave të Mbrojtura, në ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta,” shkruhet në letrën dërguar Ramës dhe Kokës.

Ambientalistët dhe shoqëria civile nismë për pastrimin e lumit Osum

Organizatat që në fokus të tyre kanë çështjet e mjedisit, qytetarë vullnetarë të ardhur nga Tirana, të cilët lobojnë pro mjedisit, por dhe qytetarë të Beratit janë mbledhur për të pastruar brigjet e lumit Osum, një nga resurset më të mëdha në të gjithë qarkun e Beratit. Motoja e ambientalistëve është "Le të respektojmë qoftë dhe për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë". Natyrisht që lumi Osum sot është nga më të ndoturit në të gjithë vendin, pasi përpos mbetjeve, gjatë verës ai kthehet në një përrua ku në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar me ujëra të zeza.

Çfarë mësuam nga këshillimi publik mbi Master Planin e Divjakës?

Në mesditën e 6 Prillit, u organizua në Ministrinë e Mjedisit konsultimi me grupet e interesit në lidhje me hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Master Planin “Resort Divjakë Albania". Resorti turistik i Divjakës është një projekt që mendohet të realizohet nga kompania Mabetex Group, në një nga zonat simbol të natyrës Shqiptare, Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Organizatat mjedisore argumentuan, duke dhenë fakte shkencore se përse nuk duhet të autorizohet Vlerësimi Strategjik Mjedisor ose Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis.

Çfarë u tha në takimin për mbetjet me Presidentin

Në ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve ndodhen 110 faqe që të diktojnë sesi menaxhohen mbetjet e vendit dhe vetëm një togë fjalësh në nenin 49 pika ‘d’ shpreh lejimin e importit të mbetjeve. Ligji ëshë i transpozuar (i ardhur pikë për pikë) nga Parlamenti Europian, ndaj edhe quhet i përafruar si Ligj, me ndryshimin se në Ligjin Europian nuk ekziston togëfjalëshi i lejimit të mbetjeve të importit. Ligji i mbetjeve të importit nuk doli nga një nevojë e shprehur sipas një studimi ‘general’, por del nga mangësia e organizimit të pushtetit lokal dhe qëndror për trajtimin e mbetjeve qysh në burim.

Diga që kërcënon lumin e fundit të egër në Evropë u miratua pa konsultime

Sokrat Rrokaj është banor i fshatit Shkozë në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë dhe prej shumë vitesh ka zgjedhur bujqësinë si mënyrën më të mirë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Në tokën e tij prej 2.5 hektarësh ai mbjell drithëra buke dhe jonxhë. “Rreth 4 dynym i kam jonxhë që ushqejmë bagëtinë dhe pjesën tjetër e kam grurë, misër dhe fasule sepse kjo tokë këto prodhime mban,” thotë Sokrati, teksa shton se bashkë me tre djemtë e tij, tokën e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Dita Botërore e Mjedisit në Kosovë

Prishtina në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-SMS program, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës, organizuan aktivitete të shumta me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, që shënohet sot më 5 qershor. Në kuadër të kësaj dite u zhvilluan aktivitete të ndryshme bashkarisht me “Klubet e Gjelbra” të shkollave fillore dhe të mesme të këtyre komunave, me qëllim ngritjen e vetëdijes së komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Dita Botërore e Mjedisit, panair informimi dhe sensibilizimi për ndotjen e ajrit në Tiranë

Shoqata Together for Life në bashkëpunim me Gazetën Shendeti zhvilluan sot më 5 qershor panairin e informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për situatën mjedisore në vend dhe pasojat shëndetësore që shkaktohen nga ndotja e ajrit e mjedisit. Përpos informimit, qytetarëve iu dhuruan gazeta falas, me përmbajtje të suplementeve të përgatitura nga stafi i gazetës për raportet, të dhënat më të fundit si dhe intervistat me mjekët më të njohur në fushën e shëndetësisë.

Dita Ndërkombëtare e Aksionit për Lumenjtë: OJF-të evropiane mesazh të përbashkët për lumenjtë

Lumenjtë janë venat e Planetit tonë. Ato janë pjesë e rëndësishme e ciklit të ujit, janë transportuesit e ushqyesve që fertilizojnë livadhet dhe transporti i sedimenteve që furnizon plazhet tona. Ofrojnë natyrë të virgjër për ata që kërkojnë aventura dhe u japin jetë komuniteteve që përshkojnë brigjet e tyre. Lumenjtë e lirë janë po aq të rëndësishëm për njerëzimin sa janë për florën dhe faunën që ato mbajnë. Pavarësisht kesaj, ato janë ekosistemet më të rrezikuar në botë, duke rrezikuar të humbin gjallesat dhe habitatet më shpejt se cdo tjetër. Hidrocentralet janë shkaku kryesor i këtij dëmtimi.

Ditët e fundit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në Luginën e Valbonës

Që prej Marsit të vitit 2017, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ështe duke u tundur nga shpërthimet, ditë e natë, teksa vazhdon ndërtimi në kuadër të projektit për hidrocentralin e Dragobisë në degën e lumit Çerem. Deri më tani, mungesa e qasjes në këtë vendndodhje, do të thoshte që askush nuk kishte një përshtypje të saktë të dëmit të gjerë të këtij investimi. Megjithatë, në prill filloi ndërtimi i hidrocentralit të dytë, i cili planifikon vendosjen e 3 kilometrave më piktoreskë dhe të virgjëra të Lumit të Valbonës në një tunel.

Durrës, betonizohet plazhi, hotelet po hedhin blloqe betoni

Pak ditë më parë Report Tv ka denoncuar hedhjen e betonit në plazhin e Durrësit, ku një përfaqësi e hoteleve po hidhnin beton për të përfituar hapësira të rërës. Ndërsa sot ambjentalisti, Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile denoncuan zyrtarisht pranë Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës masakrën mjedisore që po ndodh në bregdetin Adriatik në sektorin Apolonia, ku dhjetëra biznese, me qëllim përfitimi të hapësirave me rërë, kanë betonizuar bregdetin në mënyrë të paligjshme.