Spanje

Aktivistët në mbrojtje të lumit Ebro

Ambientalistët shprehen se një nga zonat ligatinore më të rëndësishme të Evropës është e kërcënuar, ndërkohë që Spanja dhe Katalonja diskutojnë për të ardhmen e lumit Ebro. Aktivistët thonë se planet e qeverisë spanjolle për të kufizuar rrjedhën e ujit mund të shkatërrojnë peisazhin e brishtë. Ata janë të shqetësuar se këto ujëra mund të transferohen në rajone të tjera të thata të Spanjës. Këtë të dielë dhjetëra mijëra demonstrues marshuan në rrugët e Ampostas në Katalonja për të protestuar kundër këtyre planeve.

Revolucion portokallesh në Spanjë

Plantacioni "Naranjas del Carmen" në bregdetin e Detit Mesdhe në Spanjë përbëhet nga 25 hektarë dhe aty ka 10.000 pemë portokallesh. Më shumë se 2,000 prej tyre janë mbjellë rishtas dhe kanë një sponsor. Për shumë vjet këtu nuk prodhohej gjë, shumë fermerë agrumesh qenë larguar nga rajoni i Valencias. Por Gonzalo dhe Gabriel Urculo guxuan mes të krizës një fillim të ri, ose siç e quajnë ata: një revolution portokallesh. "Sot në Evropë hidhen rreth 100 milionë ton ushqime që përbëjnë një të tretën e prodhimit të përgjithshëm.

Skandali i mishit, dhjetra të arrestuar në Spanjë

Policia spanjolle arrestoi dhe akuzoi 65 persona për organizimin e një rrjeti të gjerë kriminal në të gjithë kontinentin që tregtonte mish kali nga kafshë në gjendje të keqe, të plakura, ose thjesht të konsideruara të papërshtatshme për kosnum. Roja civile në Spanjë, në bashkëpunim me Europolin paditën individët e arrestuar për abuzim kafshësh, falsifikim dokumentash, pengim të drejtësisë, krime kundër shëndetit publik, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Spanjë, moti i nxehtë shkakton alarm. Në Kinë, përmbytjet shkaktojnë viktima

Spanja ka shpallur nivelin e verdhë të alarmit, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Qendra meteorologjike “Aemet” paralajmëroi se temperaturat në Madrid do të arrijnë të mërkurën në 38 gradë Celcius, ndërsa në vijim të javës ato do të rriten edhe më tepër. Johannes Andersloan, një banor norvegjez i cili jeton në Madrid, i përshkruan kështu temperaturat e larta në Spanjë. “Është shumë, shumë vapë. Ndihem si një pingun në Sahara. Kam 17 vite që jetoj në Madrid, duhej të isha mësuar deri tani, por kjo nuk po ndodh”.

Spanjë: Operacioni për ndalimin e peshimit të paligjshëm

Një hetim i autoriteteve spanjolle mbi një rrjet kompanish dhe individësh të lidhur me një flotë anijesh peshkimi të paligjshëm në Antarktik ka rezultuar në gjashtë arrestime dhe hetim të mëtejshëm për 13 persona. Operatorët janë akuzuar për krime mjedisore, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe krim të organizuar të lidhur me tri anije, Kunlun, Songhua dhe Yongding të cilat janë vlerësuar se kanë gjeneruar rreth 10 milionë euro në vit të ardhurave të paligjshme. Në janar të vitit 2015 tre anije kishin hedhur rrjetat e peshkimit për peshkun Patagonian, një lloj peshku me dhëmbë, të cilët kanë një trup të madh dhe janë mjaft të rrallë.