Tajlande

Tajlanda mbyll ishullin për turistët: Po dëmtohet natyra

Autoritetet tajlandeze kanë vendosur që të mbyllin për turistët ishullin e Koh Tachai, pasi sipas tyre turizmi ka ndikuar negativisht në mjedis dhe burimet natyrore të tij. Ishulli ndodhet në provincën e “Phang Nga” dhe është pjesë e parkut kombëtar të Similan. “Ne do ta mbyllim ishullin në mënyrë që të lejojmë që mjedisi të rehabilitohet. Është e rëndësishme që mos ketë më dëmtime, të cilat më pas mund të jenë të parikuperueshme”, tha drejtori i përgjithshëm i departamentit të Parqeve Kombëtare.

Tajlandë: Të paktën 23 të vdekur nga përmbytjet në veri-lindje të vendit

Rreshjet e shumta të shiut në Tajlandë kanë shënuar 23 të vdekur muajin e fundit në veri-lindje të vendit, një zonë e njohur për kultivimin e orizit, njoftuan sot autoritetet. Që nga 5 korriku, 23 persona kanë vdekur shkak i përmbytjeve nga reshje të konsiderueshme shiu, sipas bilancit të fundit të shërbimeve të emergjencës. Prej disa javësh, më shumë se një milion tajlandezë banorë të këtij rajoni me dendësi të madhe në Issan janë prekur nga fenomeni, që ka ndërprerë trafikun ajror, rrugor dhe hekurudhor.