toke

Rreth 100 milionë mbetje hapësinore sillen rreth Tokës

Nga ILIR SINANAJ

Ndërsa në Shqipëri nisma e qeverisë për importin e mbetjeve ka hasur me një kundërshtim nga qytetarët, të cilët argumentojnë se në vend mungojnë kapacitetet menaxhuese të mbetjeve, çka është theksuar edhe në 4 progres raportet e Bashkimit Evropian, bota e zhvilluar ka një tjetër problem, menaxhimin e mbetjeve ne hapësirën kozmike përreth planetit tonë. Veprimtaria hapësinore përreth planetit Tokë që nga viti 1957 deri në ditët tona ka krijuar rreth 100 milionë mbetje që sillen në hapësirë rreth Tokës, sipas “Skynews”.

Zbulohet “elementi i munguar” në bërthamën e planetit tonë

Shkencëtarët në Japoni besojnë se kanë zbuluar se cili është “elementi i munguar”, i cili zë një pjesë të madhe në bërthamën e planetit tonë. Prej shumë dekadash shkencëtarët kanë kërkuar për këtë element, pasi besonin se ai zë një vend të madh në bërthamën e Tokës pas Hekurit dhe Nikelit. Pas stimulimit të temperaturave të larta dhe presionit të madh që gjendet në bërthamën e planetit tonë, shkencëtarët besojnë se kandidati më i mundshëm për të zënë vendin si elementi i tretë më i madh që gjendet në bërthamën e planetit është silikoni.