zjarr

'Digjet’ jugu i Francës, evakuohen rreth 10 mijë banorë

Rreth 10 mijë banorë janë evakuar nga pjesa jugore e Fracës pasi orej 3 ditësh kjo zonë është pushtuar nga zjarri. Qindra zjarrfikës janë angazhuar dhe po luftojnë me flakët pranë Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur të vendit. Për shkak të situatës emergjente Franca ka kërkuar ndihmë edhe vendet e BE-së. Mediat raportojnë se rreth 400 hektarë tokë janë djegur, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës. Një nga zjarret më të rënda ka përfshirë njëzonë afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez.

“Pastrimi” i kullotave shkrumbon pyje dhe ullishte

Mbi 1200 rrënjë ullinj janë djegur në fshatin Dushk të Lushnjes si pasojë e një zjarri që përfshiu disa faqe kodre. Flakët u vunë qëllimisht nga dy të rinj për të pastruar shkurret në pronat e tyre, por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri ka përfshirë ullishtet. Shuarja u bë gjatë natës nga banorët e zonës, pasi zjarrfikësit e kishin të pamundur për të shkuar në terren. Policia ndaloi dy persona: Elton Qosja, 34 vjeç dhe Julian Qosja, 26 vjeç, të dy banues në Lushnje, ndersa dosja ka shkuar në prokurori. Dëmet, siç shpjegon administratori i Dushkut, janë të mëdha dhe mjaft rrënjë ullinj kanë dalë jashtë përdorimit.

5 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 5 vatra zjarri në pyje e kullota. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Qarku Tiranë

Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

6 vatra zjarri në të gjithë vendin

Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri. Probleme ka patur në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Bashkisë Vau i Dejës. Ndërkohë, zjarri që ra në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha. Në Otllak të Beratit si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër, ndërsa specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura?

Vera 2017, do të mbahet mend gjatë jo për të mirat që solli, por për temperaturat e larta për më shumë se një muaj, për mungesën e reshjeve si dhe për më shumë se 950 zjarre të lemeritshme në pyje të lartë apo të ulët. Këto zjarre janë një thirrje- kushtrim për qytetarët e kësaj toke: -Mendoni e veproni sa nuk është vonë, se këtu do të jemi të detyruar të jetojmë! Në këtë kontekst, i tronditur nga ky realitet mendoj që të mos hesht, por të flas, të kontribuoj sado pak.

Avionë nga Korfuzi dhe Puglia kundër zjarreve në pyjet shqiptare

Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihmë vendeve fqinje që ta ndihmojnë në shuarjen nga ajri të zjarreve në masivet pyjore të maleve të saj. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u telefonoi ministrave homologë në Greqi Kotzias dhe në Itai Alfano për të ndihmuar Shqipërinë me helikopterët e tyre në operacionet e kundër zjarreve. Burime nga ministria e jashtme bënë të ditur se ata kanë shprehur gadishmërinë për këtë bashkëpunim dhe priten mjete fluturuese të mbërrijnë në zonat më të nxehta.

Barinjtë i vënë flakën pyjeve, zbulohet shkaku i zjarrvënies

Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve. Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera. Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve.

Berat, i vihet flaka mbetjeve në vend depozitimin, tymi “zapton” zonën

Tymi i krijuar nga djegia e disa mbeturinave në Berat ka shqetësuar banorët për shkak të ndotjes së ajrit. Zjarri ka rënë në vend depozitimin e mbetjeve të qytetit rreth orës 16:30. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit, por shuarja e zjarrit ishte e pamundur pasi rruga ku duhej të kalonte zjarrfikësja ishte e bllokuar për shkak të mbetjeve. Dyshohet se zjarri është vënë nga disa peshkatarë që vijnë në zonë, por nuk dihet ende më shumë për këtë ngjarje.

Bilanci i zjarreve, Prençi: Janë djegur 50 ha pyje, kullota e shkurre

Rreth 50 hektarë pyje, kullota dhe shkurre janë djegur nga zjarret deri tani. Shifra u bë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, sipas të cilit dëme të konsderueshme ka edhe në dru frutorë. I ftuar në Ora News ai tregoi dhe zonat me risk më të lartë ndaj zjarreve.
Prençi: Në pyje dhe kullota sasia ka shkuar në rreth 50 hektarë pyje, kullota dhe shkurre.

Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Prej 7 ditësh rradhazi tashmë janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë, ku zjarrvënia është e qëllimshme pasi temperaturat janë shumë të ulëta duke pasuar më datë 20 prill me 3'C por era e dendur ka përshpejtuar flakët duke djegur hektarë pyje në malin e Krajkës ose (Mali i Bardhë) dhe vazhdimësinë për në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Sheshe-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë. Këto zona digjen për kullota mbi 5 herë në vit, ku zjarri i fundit në vendin që tregohet në fotografi (Mali i Krajkës) ka qenë në dhjetor.

Dajti dhe Repsi i Mirditës përfshihen nga zjarri, digjen masive me pisha

Dajti dhe Repsi i Mirditës janë përfshirë ditën e djeshme nga flaket si pasojë e tempertaturave të larta. Lokalizmi i flakëve dhe vënia në kontroll e tyre është realizuar falë ndërhyrjes së kompanisë Viva Helicopter, e njoftuar nga qendra operacionale e menaxhimit të emergjencave civile. Operacioni për shuarjen e flakëve në Reps të Mirditës vijoi për rreth 2 orë. Tempertaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa zona të vendit. Zona pranë teleferikut në Dajt është përfshirë nga flakë të shumta dhe për vënien nën kontroll të tyre është dashur ndërhyrja nga ajri ku është ndërhyrë, duke lokalizuar flakët dhe shuar zjarrin në pak kohë.

Digjen 10 hektarë pyje në Bulqizë

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri i ndihmuar nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Të ndihmuar edhe nga banorët e këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll. Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit.

Digjen pyjet në Lurë, flakët rrethojnë Voskopojën

Katër vatra zjarri të mëdha janë kthyer në problematikë në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë në Korçë. Në Lurë zjarri afër liqeneve po djeg pemët prej disa ditësh dhe ndërhyrja atje është e vështirë. Në Mallakastër në Malin e Shëndëllisë vatra e zjarrit ka përparuar afër shtëpive. Në Velipojë problem është kthyer reja e tymit që ka mbuluar edhe zonën e banuar. Ndërsa në Voskopojë vatra e zjarrit e ndezur disa ditë më parë në pyjet afër Lekasit, iu afrua fshatit turistik nga perëndimi.

Elbasan, dogji 2 dynym tokë procedohet 67 vjeçari

Ndaj një 67 vjeçari në Elbasan ka filluar një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Procedimi ka nisur ndaj B.Ç, pasi nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr, prej të cilit u dogj një sipërfaqe prej 2 dynym me barishte dhe ullinj. Nga flakët janë djegur pjesërisht 35 rrënjë ullinj. Njoftimi i policisë: Proçedohet penalisht në gjëndje të lirë një shtetas për veprën penale "Shkatërrim të pronës me zjarr".

Elbasan, zjarri në Kodër Krastë bëhet alarmant

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit. Temperaturat e larta e kanë bërë të vështirë izolimin e flakëve dhe situata vazhdon të jetë emergjente. Ish-depot e dikurshme të ushtrisë në Kodër Krastë janë një tjetër shkak për t’u alarmuar, nga frika e ekzistencës së municioneve të mbetura luftarake.

Elbasan: Dogjën 11 dynym kullotë, procedohen 2 të mitur

Një procedim penal ka nisur ndaj dy të miturve, pasi policia i ka identifikuar si autorët e një zjarri prej të cilit u dogjën 11 dynym tokë. S.T, 9 vjeç dhe E.T, 12 vjeç, sipas policisë janë personat që kanë shkaktuar zjarrin e 25 gushtit në Përrenjas. Mbi dy të miturit ka rëndojnë akuzat e “Shkatërrimit të pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu një procedim penal për zjarrvënie, ka filluar edhe ndaj një 26- vjeçari, me iniciale A.D, pasi është identifikuar si autori i zjarrit në fshatin Gjerë të Gramshit, ku prej flakëve është djegur baza ushqimore në pronësi të 70- vjeçarit, H.Ç.

Emergjenca - Zjarret në Bulqizë, Drejtori i Shërbimit Pyjor takim urgjent për situatën

Situata e zjarreve në Bulqizë ishte fokus i takimit urgjent të punës së thirrur nga drejtori i Shërbimit Pyjor, Lutfi Myftari. Ai thotë se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi për të parandaluar përshkallëzimin e emergjencave, ndërsa kanë nisur hetimet për çdo zjarrvënie të qëllimshme. Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari, ka mbledhur stafin për të analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës. Në një intervistë për Ora News, Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën.

Emergjencat Civile: 12 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri ne Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër ku një vatër zjarri është ende aktive dhe po punohet për shuarjen e saj. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Emergjencat Civile: Gjatë 24 orëve të fundit, 11 vatra zjarri. Ja si paraqitet aktualisht situata në disa qarqe

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Drejtorisë së Emergjencave Civile, ku theksohet se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 156 zjarrfikës me 18 automjete, 10 forca vullnetare, 78 forca të Ushtrisë, si dhe helikopterë. “Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Fier, zjarr në Margellic zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr ka nisur ditën e djeshme në fshatin Margellic në një zonë malore, me bimësi të dendur. Mësohet se shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga zjarrfikësit, zjarri është duke djegur një zonë e cila është e mbjellë me ullinj. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.