'Mbetjet', Mjedisi përgënjeshtron Mziun: Nuk ka aplikim për leje

Ndërkohë që qytetarët e Kamzës presin prej 3 ditësh një zgjidhje të problemit të mbetjeve në lumin e Tërkuzës, burime nga Ministria e Mjedisit konfirmojnë se nuk ka asnjë aplikim për leje mjedisore, pavarësisht pretendimit të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas ministrisë edhe aprovimi për venddepozitimin jepet në bazë të një studimi dhe jo vetëm përmes një kërkese. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbetjeve në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë.

Vijo leximin

Print

Riciklimi i tekstileve: Në Shqipëri një realitet ende i pamundur

Tashmë është kthyer në kulturë dhe mendësi biznesi që veshjet e përdoruara të mblidhen në vende apo magazina të caktuara dhe, më pas të dërgohen në dyqane të rrobave të kategorisë së dytë (second hand). Kjo për të kënaqur gjithë kërkesat e blerësve, prodhuesve, tregtuesve, por edhe për të minimizuar ndikimin e tyre në mjedis dhe ekonomi. Iniciativën e parë për një fushatë të tillë e morën firmat e njohura si Zara, H&M në bashkëpunim me ICO (kompani e cila bashkepunon me firma te ndryshme prodhuese dhe tregtuese të veshjeve).

Vijo leximin

Print

Qindra tonë mbetje digjen pranë lumit Tërkuzë

Vijon masakra mjedisore pranë fshatit Kasallë dhe në zonën e Tërkuzës në Tiranë. Qindra tonë mbetje digjen çdo ditë. Report TV ishte në një prej grumbullimeve me mbetje, që hidhen nga Bashkia e Kamzës dhe më pas u vihet zjarri. Këto mbetje thonë banorët pranë lumit Tërkuz janë hedhur 4 ditë më parë dhe menjëherë më pas u vihet zjarri nga ana e punonjësve të bashkisë. Zjarri i përmasave të mëdha, por tymi ka ndotur ajrin dhe banorët nuk hapin as dritaret për shkak të erës së keqe dhe kanë frikë se mos sëmuren.

Vijo leximin

Print

Vlorë, plehrat mbulojnë rrugët në Grabian, dy muaj pa u pastruar

Problemi i mbeturinave kohët e fundit po ndihet në çdo fshat të Vlorës. Në fshatin Grabian, në njësinë administrative Shushicë, ku siç duken edhe nga pamjet, mbeturinat e hedhura në anë të rrugës kanë pushtuar pjesën më të madhe të saj. Banorët e këtij fshati thonë se mbeturinat kanë më shumë se 2 muaj që nuk janë pastruar. Sipas tyre ekziston mundësia e përhapjes së ndonjë virusi epidemik pasi kjo gjë është e vashdueshme.

Vijo leximin

Print

Fusha e mbetjeve në Lushnjë një makth për qytetarët

Kthehet na makth për banorët, fusha e mbetjeve ne qytetin e Lushnjes. Hedhja e mbeturinave në fushen e mbetjeve është e gjithllojshme, aty nuk kursehen as mbetjet shtazore të cilat nuk groposen por hidhen në ambient të hapur ccka rrezikon në përhapjen e ndonjë epidemie të mundëshme. Banorët që jetojnë rreth vendgrumbullimit shprehen se është e pa mundur jeta në këtë zonë pasi era e keqe dhe tymi nga djegia e mbeturinave është e padurueshme.

Vijo leximin

Print