Rizbulohet Cërloi rozë në Shqipëri

Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) bën me dije se puna në terren për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë rizbulon Cërloin rozë (Pastor roseus). “Krahët e zinj, trupi rozë, koka e zezë e me cafkë dhe sqepi sërish rozë shfaqen si përsosmëri e natyrës dhe si një ëndërr për çdo kundrues të shpendëve apo dashamirësi të natyrës. Disa e realizojnë ëndrrën e të tjerë jo. Ne patëm fatin shumë të mirë ta zbulojmë në dy lokalitete të ndryshme.”

Vijo leximin

Print

Shqipëria përballë ndikimeve të degradimit të tokave që shqetëson botën prej kohësh

Dita Botërore e luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave duhet t'u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit vendor, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkreteterizimi dhe degradimi. Por cilat janë ndikimet negative të degradimit dhe shkretëtirëzimit të tokave në vendin tonë?

Vijo leximin

Print

Lundërza, lloji i rrezikuar gjendet në Prespë

Njësoj si në Shkodër, ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) realizuan një trajnim dy ditor në Liqenin e Prespës me stafin e AdZM Korçë mbi teknikat e monitorimit të lundërzës (Lutra lutra) në këtë zonë. Pas ekspeditës në terren, duke identifikuar dhe grumbulluar të dhëna dytësore të lundërzës (jashtëqitje, gjurmë dhe mbetje ushqimore), te dhënat u analizuan duke dalë në përfundimin se ky lloj i rrezikuar është i pranishëm në Liqenin e Prespës.

Vijo leximin

Print

Të gjitha rrugët e turizmit malor këtë sezon të çojnë në Valbonë

Kjo nuk është thjeshtë një metaforë, por e vërtetë. Trendi i turizmit malor për këtë stinë është drejt Valbonës, një bukuri natyrore e pashoqe. Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Por, për të mbërritur deri këtu, më parë duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh.

Vijo leximin

Print

Gramshi sensibilizohet me mesazhin e Ditës Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

Data 17 qershor shënjon Ditën Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër shkretëtirizëmit, thatësirës dhe degradimit të tokave, qe me akronim në anglisht njihet si “UNCCD”, zhvillon veprimtarinë e saj qysh nga viti 1994, ndërsa Shqipëria e ka ratifikuar këtë Konventë në Parlamentin shqiptar më 27 prill 2000 dhe marrëveshja për anëtarësimin e saj ka hyrë në fuqi më 26 korrik 2000.

Vijo leximin

Print