• Kreu
  • Natyra
  • Muzeu i Shkencave të Natyrës me shtëpi të re

Muzeu i Shkencave të Natyrës me shtëpi të re

Sa shpesh ndodh të shohësh një skelet balene prej vërteti? Vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, në hollin e Muzeut të Shkencave të Natyrës ndodhet skeleti gjigand i një balene mesdhetare. Historia e saj daton në vitin e largët të 1963 kur ushtria shqiptare e qëlloi duke e pandehur një nëndetëse të ish Bashkimit Sovjetik. Kjo dëshmi tragjikomike e Luftës së Ftohtë do ta rendiste pavionin shqiptar ndër 5 më të mirët e edicionit të 56 të Bienales së Venecias. Po pavijoni i kafshëve ujore është vetëm njëri nga 7 të tillë që ndodhen në 2 katet e Muzeut të Shkencave Natyrore.

Report Tv pati akses ekskluziv të njihej nga afër me një histori ekzemplarësh të koleksionuara nga viti 1900. Muzeu i Shkencave të Natyrës i ngritur në 1948 përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare me vlera shkencore dhe kulturore.

Eshtë shfaqur edhe një reportazh që ju prezanton një larmi nga fauna tokësore, detare, e lumenjëve dhe ujërave te mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës shumëngjyrësh të ngulur e të palëvizshme deri guaskat e Oqeanit Indian.

Print