• Kreu
  • Natyra
  • Tiranë: 4000 njerëz në koncert për lumin e fundit të paprekur në Evropë

Tiranë: 4000 njerëz në koncert për lumin e fundit të paprekur në Evropë

Më datë 18 tetor në sheshin Skënderbej u organizua një koncert i veçantë nën sloganin ‘’Mos ma Prek Vjosën’’. Artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj kënduan për mbrojtjen e Lumit Vjosa dhe kundër projekteve për ndërtimin e digave mbi këtë lum përpara një publiku të gjerë. Vjosa në Jug të Shqipërise është lumi i fundit i madh i paprekur në Europë. Gjithsesi, planet për ndërtimin e disa hidroçentraleve mbi këtë lumë e kanë vendosur këtë thesar Europian në rrezik.

Në vend të ndërtimit të hidrocentraleve, mjedisorët dhe komunitetet lokale kërkojnë shpalljen e të parit Park Kombëtar të një Lumi të Egër, si edhe zhvillimin e energjisë diellore në vend si një burim alterativ për prodhimin e energjisë. Me anë të koncertit në Tiranë, artistët i dhanë zë përpjekjeve për ruajtjen e Vjosës. Koncerti ishte iniciative e Eda Zarit, ambasadore e kulturës shqiptare dhe këngëtare e mirënjohur në Gjermani, si dhe Elina Duni, këngëtare e spikatur jazz-i e cila jeton në Zvicër.

“Vjosa nuk është vetëm një burim jete për vendin tonë, por ajo ka gjithashtu një vlerë emocionale për shqipëtarët. Vjosa konsiderohet një trashëgimni kulturore. Shumë vajza shqiptare quhen Vjosa, një emër i përdorur për bukurinë dhe ndjeshmërinë. Me këtë konceret ne ngremë zërin tonë kundër shkatërrimit të këtij xhevahiri ekologjik dhe kulturor”, thotë Eda Zari.

“Nëse shkatërrojmë Vjosën, mrekullia e fundit blu e Evropës humbet! Të gjithë ata që e ndiejnë veten të lidhur me mëmëdheun dhe që duan që brezat e ardhshëm kanë të drejtën e një natyre të pashkatërruar duhet të tregojnë solidaritet. Koncerti është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë betejën tonë për mbrojtjen e lumit Vjosa” thotë Elina Duni.

“Ne jemi shumë të lumtur që artistët po na përkrahin. Gjithnjë e më shumë njerëz po përkrahin kauzën për ruajtjen e Vjosës. Ne do bëjmë gjithëçka është mundur për ta shpallur Vjosen park kombetar dhe për të parandaluar ndërtimin e digave mbi këtë lumë’’ thotë Olsi Nika, kordinator i fushatës ‘’Të shpëtojmë zemrën blu të Evropes’’ nga EcoAlbania.

Informacion shtesë:

* Lista e artistëve që morën pjesë : Elina Duni, Eda Zari, Gent Rrushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj,Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bënçës, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA

* Vjosa është lumi i fundit i madh i paprekur në Europe, jashtë Rusisë. Përgjatë shtrirjes prej 270km, nga Malet e Pindit deri në detin Adriatik, ajo rrjedh totalisht e paprekur permes kanioneve te mrekullueshëm.


* Mbrojtja e Vjosës është një nga qëllimet kryesore të fushatës ‘’ Të shpëtojmë Zemrën Blu të Europës’, që ka për synim mbrojten e lumenjve më të çmuar në Ballkan. Fushata kordinohet nga organizatat Riverwatch dhe Euronatur, në bashkëpunim me EcoAlbania në Shqipëri dhe organizata partnere në Ballkan.

Print