Nis projekti për shpëtimin e lagunës së Kune-Vainit nga shkatërrimi e erozioni

Në lagunën e Kune-Vainit në Lezhë do të zbatohet projekti për pyllëzimin e plotë të saj, me qëllim rikuperimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet e erozioni. Kjo është bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi në Lezhë ku u lançua projekti “Arritja e përshtatjes së Lagunës Kune-Vain përmes adaptimit të bazuar në ekosistem”.

Vijo leximin

Print

Pylli Orbital, Veliaj: Projekti do të prodhojë rezultate konkrete për 23 zonat që do të gjelbërohen

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për Pyllin Orbital, i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë, ka gjetur mbështetjen edhe të agjencive të njohura financiare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e të gjithë projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet, duke zgjeruar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës dhe kontribuar për një mjedis më të pastër.

Vijo leximin

Print

Qeveria neglizhente teksa hidrocentralet e vegjël dëmtojnë natyrën

Të paktën dy projekte hidroenergjitike në Shqipëri, të ndërtuara pa mbikëqyrje, kanë dëmtuar biodiversitetin dhe kanë nevojë urgjente për marrjen e masave të monitorimit dhe restaurimit. Ky është përfundimi i raportit të rrjetit CEE Bankwatch, që monitoron dhe raporton rrisqet që vijne investimet. Raporti flet për dy hidrocentrale, atë të Rrapunit, pranë Librazhdit dhe të Tërnovës, pranë Bulqizës, të cilët specialistët e CEE Bankwatch i vizituan në qershor 2017.

Vijo leximin

Print

Erozioni gllabëron zonat bregdetare të Shqipërisë

Shumë njerëz e vënë në dyshim ekzistencën e ndryshimeve klimatike apo ndikimin e njeriut tek klima. Por në zonat bregdetare të Shqipërisë banorët thonë se ka kanë prova konkrete që e dëshmojnë këtë problem. Avancimi i detit në zonat bregdetare ka gllabëruar dhjetëra metra plazh gjatë dekadave të fundit dhe po dëmton biznesin dhe mënyrën e jetesës së banorëve, siç vihet në dukje në materialin e përgatitur nga Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP.

Vijo leximin

Print

BB: Aftësitë rikuperuese pas fatkeqësive natyrore, si renditet Shqipëria

Fatkeqësitë natyrore dominonin lajmet në vitin 2017. Uraganet arritën shifra rekorde, shirat dhe përmbytjet historike morën jetën dhe shkatërruan prona në Karaibe, Azinë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara. Në Sierra Leone dhe Kolumbi, qindra njerëz vdiqën në rrëshqitjet e rërës pas shirave të mëdha. Banka Botërore përllogarit se ka rreth 4 herë më shumë fatkeqësi natyrore sot sesa në vitet 1960. Në një raport të publikuar më herët, por që Banka e risjell në kujtesë, si një ndër temat kryesore të vitit 2017, bëhet fjalë për aftësinë për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, tipar të cilin BB e përllogarit me përqindje.

Vijo leximin

Print