Biznesi në Alpet Shqiptare, Klosi: Javën e ardhshme miratohet masterplani për zhvillimin e zonës

Alpet shqiptare tashmë janë pjesë e një masterplani i cili do të miratohet së shpejti dhe që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë zhvillimit të një konkursi për idetë më të mira të biznesit në këtë rajon. Klosi u shpreh se qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni.

Vijo leximin

Print

Librazhd: Stop HEC-eve mbi lumenj

Gjatë 10 viteve të fundit, mbi lumenjtë Shkumbin dhe Qarrisht, janë ndërtuar disa hidrocentrale të vegjël. Ndertimi i tyre ka ndikuar shumë jo vetëm në ekosistem, por edhe në jetën e njerëzve në fshat. Më përpara aty ishte një zonë mjaft e zhvilluar dhe tani cdo gjë është shkatërruar. Kjo katastrofë mjedisore i ka bërë banorët të jenë mjaft të shqetësuar nga mungesa e ujit, gjë që ka sjellë dëme të mëdha në ekonomitë e vogla familjare.

Vijo leximin

Print

Vijon denoncimi i guroreve në Parkun Kombëtar të Tomorit

“Fiks Fare” vijoi denoncimin e shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit. Lejet e dhëna për shfrytëzimin e pllakave të gurit janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi janë në kufirin e parkut. Sipas ligjit, këto gurore duhet të jenë mbi 200 metra larg kufirit, por ato janë ngjitur me parkun, madje ka punime edhe brenda parkut. Ndërkohë, këto gurore kanë dëmtuar rëndë Ujësjellësin e Bogovës, që furnizon Poliçanin, Beratin, Urën Vajgurore dhe Kuçovën. Në të dyja krahët e aksit rrugor Berat-Poliçan janë dhjetëra pika të shitjes së pllakave të gurit dekorativ. Pikat janë të vendosura shumë afër njëra-tjetrës.

Vijo leximin

Print

Mesazhi i ish-trajnerit të Kombëtares për mjedisin dhe shpëtimin e arinjve nga robëria!

Ish- trajnerin e Kombëtares e keni dëgjuar të flasë për futbollin, por ndiqeni mesazhin e tij për kafshët dhe pasuritë e natyrës sonë! Faleminderit De Biasi për kontributin dhe ndjeshmërinë ndaj mjedisit! “Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Gianni De Biasi. Mirëdita dhe punë të mbarë!. Para së gjithash falenderoj ministrin Blendi Klosi për mbështetjen që na jep në këtë iniciativë tonën. Besoj që ky impenjim i ministrit është diçka e jashtëzakonshme dhe bëhet kështu pjesë e aksionit tonë të përbashkët në mbrojtje të mjedisit dhe veçanërisht të arinjve.

Vijo leximin

Print

Dritë jeshile për ndërtimin e qendrës së shpëtimit dhe rehabilitimit të arinjve në Shqipëri

FOUR PAWS International ka mbajtur sot (15 nëntor) në Tiranë takimin "Arritje dhe sfida në dy vite përpjekje për të shpëtuar arinjtë më të trishtuar", ku u diskutua situate e fillimvitit 2016, prezantimi i arritjeve të përbashkëta 2016/2017, gjendja aktuale e arinjve të robëruar dhe prezantimi i rezultateve të investigimit për një panoramë më të qartë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Takimi në hapje u përshëndet nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Klosi i cili u shpreh se nisma si këto tregojne se shoqëria civile po ecën me hapin e kohë duke reflektuar dhe ofruar zgjidhje për problemet shqetësuese të jetës sonë.

Vijo leximin

Print