• Kreu
  • Njoftime
  • Thirrje për Aplikim për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor

Thirrje për Aplikim për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), hap raundin e parë të thirrjeve për aplikim për Grantet në Partneritet me Pushtetin Vendor.

Qëllimi i granteve në partneritet me pushtetin vendor është të adresojë OJF-të e vogla të cilat kërkojnë të rrisin profilin e tyre, duke bashkëpunuar strategjikisht me njësi të pushtetit vendor.

Komponenti i Granteve në Partneritet me Pushtetin Vendor është ideuar për të mbështetur OSHC-të që kanë nevojë që të konsolidohen, në të gjithë vendin.

REC Shqipëri do të mbështesë organizatën(at) fituese me një fond jo më të madh se ekuivalenti në LEK i 10.000 Euro.

Afati i dorëzimit të Projekt propozimeve është: 23 shkurt 2018, ora 17.00. Projekt propozimet duhet të paraqiten, në origjinal dhe një kopje në CD e dokumentave origjinale, në zyrën e REC Shqipëri brenda datës së caktuar.

Për kërkesat dhe kushtet e aplikimit shikoni Udhëzuesin për Përgatitjen e Projekt Propozimeve për Grantet në Partneritet me Pushtetin Vendor që gjendet në faqen e programit http://www.senior-a.al

Print