• Kreu
  • Shendet
  • “Benzoal në qumësht? Ushqimet kontrollohen rigorozisht”

“Benzoal në qumësht? Ushqimet kontrollohen rigorozisht”

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit për probleme të supozuara me disa produkte ushqimore në Shqipëri, siç janë Benzoali në industrinë e përpunimit të qumështit dhe konservuesit në industrinë e përpunimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët shqiptarë se të gjitha produktet ushqimore kontrollohen në mënyrë rigoroze. Lidhur mbi praninë e supozuar të shtesave kimike në trajtë stimulantesh në mish dhe të konservuesit Benzoal në qumësht, AKU-ja shprehet se nuk përdoren dhe nuk ka prani të këtyre lëndëve në prodhimet vendase. “Prodhimi gjurmohet dhe kontrollohet që në origjinë dhe derisa mbërrin te konsumatori.

Prodhimet e importuara i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të prejardhjes, si dhe kryhen analiza periodike të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në një njoftim të AKU-së.

Print