• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

Vijo leximin

Print

Ulza dhe Shkopeti jo vetëm për prodhim energjie, tani edhe për peshkim

Liqenet e Ulzës dhe Shkopetit tashmë nuk do të kontribuojnë vetëm në sektorin energjetik përmes hidrocentraleve. Me një vendim të veçantë qeveria ka vendosur që këto dy liqene të shpallen si zona bashkenaxhuese peshkimi, pra objekte ujore me interes për peshkimin. Plani i bashkë menaxhimit për liqenet e Ulzës dhe të Shkopetit pritet që të miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Vijo leximin

Print

MIE: Aplikim për hidrocentral në Elbasan – Ja detajet e projektit

Impiantet hidroenergjitike me sa duket vijojnë të mbeten ende në vëmendje të investitorëve, interesi i të cilëve vijon të mbetet i lartë në shfrytëzimin e pasurive hidrike të vendit. Kështu, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka mbërritur ditët e fundit të korrikut një tjetër aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël. Shoqëria “Uljaf-Energy”, që ka si objekt të aktivitetit të saj prodhimin e energjisë elektrike ka shprehur interesin për të ndërtuar një hidrocentral me kapacitet të ulët prodhues në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, në maj të këtij viti MIE regjistroi një tjetër kërkesë për ndërtimin e një impianti hidroenergjitik po në këtë qark.

Vijo leximin

Print

PNUD: 149 HEC-E Po Minojnë Zonat E Mbrojtura

Të 26 HEC-et tashmë në operim në zonat e mbrojtura dhe 123 HEC-et tjera që janë në ndërtim dhe të planifikuara kanë dëmtuar rëndë trashëgiminë natyrore. Një grup ekspertësh prej 20 vetash të atashuar nga PNUD inspektoi 71 HEC-et e vogla tashmë në punë dhe gjeti një “mal” me probleme. Kompanitë nuk kanë respektuar asnjë standard mjedisor, teksa autoritet kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Ja 30 rekomandimet

Vijo leximin

Print

KKT “dorëlëshuar” me HEC-et: Miratohen 8 leje të reja, ja planet për Karavastanë dhe Tushemishtin

Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës duke miratuar një numër rekord vendimesh, plot 28 të tillë. Në ndryshim nga herët e fundit ku projektet më të rëndësishme kanë qenë të orientuara për ndërtime të reja në kryeqytet apo fshatra turistikë këtë herë nuk ka pasur asnjë të tillë. Rekordin këtë herë e mbajnë lejet e reja për hidrocentrale rreth 8 të tilla, disa investime të rëndësishme në energji dhe infrastrukturë si dhe planet të detajuara për zona me rëndësi kombëtare si pjesa mes Karavstasë dhe lumit Seman apo ajo e Drilon-Tushemisht.

Vijo leximin

Print