• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Dita Botërore e Mjedisit - Forum qytetar me përdoruesit e burimeve natyrore ne Bashkinë Malësi e Madhe

Dita Botërore e Mjedisit - Forum qytetar me përdoruesit e burimeve natyrore ne Bashkinë Malësi e Madhe

Dita Botërore e Mjedisit mblodhi sëbashku aktorë dhe përdorues të burimeve natyrore në Bashkinë Malësi e Madhe. Takimi kishte ne fokus tri objektiva: • Promovimin e Ditës Botërore të Mjedisit si nxitje e angazhimit të komunitetit për mbrojtjen e mjedisit ne Bashkinë Malësi e Madhe; • Përcaktimin e sfidave të përdoruesve të burimeve natyrore në procesin e vendimmarrjes në bashkinë Malësi e Madhe në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit; • Ngritjen e vetëdijes së komunitetit për të drejtat publike mbi informacionin dhe vendimmarrjen në çështjet mjedisore.

Në këtë takim morën pjesë autoritete vendore, aktorë të Bashkisë Malësi e Madhe, përfaqësues të komunitetit te kësaj bashkie, organizata të shoqërisë civile, nxënës dhe mësues. Sfidat mjedisore në bashkinë MM u prezantuan nga Znj. Liselda Cuko, shefe e kabinetit pranë kësaj bashkie e cila u ndal kryesisht në alternativat që ka adresuar kjo bashki për barazinë gjinore dhe buxhetimin gjinor. Duke sjellë në vëmendje pjesëmarrjen e komunitetit në vendimmarrje Znj. Cuko theksoi angazhimet e bashkisë në përmirësimin e mjeteve për informimin dhe komunikimin me publikun.

Në fjalën e tij Z. Sytki Ndreca N/Kryetar i Bashkisë MM vuri theksin mbi aspektet e vetëdijes qytetare dhe nevojës për një komunitet me afër pushtetit vendor. Ai theksoi se dëgjesa publike te organizuara nga bashkia janë tashme mjet i punës sonë të përditshme pasi edhe kur diskutojmë për ndryshime siç është rasti i menaxhimit të mbetjeve urbane dhe nevojës për stacion transferimi apo ndërtimin e një fushe menaxhimi për mbetjet organizojmë dëgjesa për të marrë opinionin e publikut.

Ndërkohë sfidat mjedisore të prezantuara nga përdoruesit e burimeve natyrore në këtë bashki ishin të fokusuara në humbjen e habitatit nga fragmentimi i tokës, ndërtimet infrastrukturore pa leje, prerja e pyjeve dhe ndryshimet në prodhimin bujqësor e blegtoral.

Risi në këtë takim ishte prania e një grupi nxënësish të shkollës 9-vjeçare te cilët adresuan pyetje për autoritetet e bashkisë ne drejtim te masave për përmirësimin e mjedisit për te siguruar mjedise të përshtatshme për fëmijët në këtë bashki. Ndërkohë, nxënësja Sara Hasaj solli për të pranishmit nismën e fëmijëve për të pastruar Sterbeqin si zonë turistike pranë Liqenit të Shkodrës.

Print