AdZM Vlorë, praktikë me studentët mbi peshkimin në Gjirin e Vlorës

Në Ditën Botërore të Oqeaneve, janë zhvilluar disa aktivitete mjedisore në zonat e bregdetit të Vlorës. AdZM Vlorë në bashkëpunim me UNDP zhvilloi një ditë praktike mësimore me studentët e Universitetit të Vlorës, Dega Biologji mjedisi dhe Peshkim. Tema e praktikës ishte Peshkimi në Gjirin e Vlorës dhe përfshinte takime dhe vizita me peshkatarë artizanal, tregëtar të peshkut dhe biznese të akuakulturës. Pjesë e programit ishte dhe vizita në parkun detar Karaburun-Sazan dhe diskutim mbi format e peshkimit të lejuara në përputhje me statusin e zonës.

Parku Detar ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore nënujore. Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shëbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar.

Print