• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Mirëmbajtja e plazhit të Velipojës risillet në vëmendje në Ditën Botërore të Mjedisit

Mirëmbajtja e plazhit të Velipojës risillet në vëmendje në Ditën Botërore të Mjedisit

Për të promovuar Ditën Botërore të Mjedisit, Qendra Aarhus Shkodër, i është bashkuar nismës së Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër për organizimin e një aktiviteti ndërgjegjësues për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Plazhit të Velipojes. Aktiviteti në ditën e djeshme, e cila përkon edhe me Ditën Botërore të Oqeaneve, kishte për qëllim të thërrasë ndërgjegjen jo vetëm të qytetarëve dhe pushuesve për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore por të nxisë edhe përgjegjësitë e institucioneve vendore për një menaxhim sa më efikas të shërbimeve të gjelbra pranë këtij potenciali natyror dhe turistik.

Aktiviteti filloi me pastrimin e pyllit në zonën e Vilunit ku problematika e mbetjeve urbane është e konsiderueshme, vijoi me shpërndarjen dhe shkëmbimin e mesazheve sensibilizuese tek pushuesit dhe bizneset dhe përfundoi me promovimin e sportit në plazh si aktivitet i dobishëm për fizikun dhe miqësor me mjedisin. Kjo nismë u mbështet nga DAR Shkodër, organizata Well Point dhe institucionet vendore.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Roli i shoqërisë civile për të lobuar në zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit mjedisor në Qarkun Shkodër”, i mbështetur financiarisht nga Delegacioni I Bashkimit Evropian në vend nëpërmjet programit ACHIEVE, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Print