• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • “Shoqata Unë, Gruaja” takime ndërgjegjësuese për riciklimin dhe kompostimin në Çërravë, Proptisht dhe Dardhas

“Shoqata Unë, Gruaja” takime ndërgjegjësuese për riciklimin dhe kompostimin në Çërravë, Proptisht dhe Dardhas

Në Njësinë Administrative Çërravë, Proptisht dhe Dardhas “Shoqata Unë, Gruaja” ka organizuar takime ndërgjegjësues me banorë nga fshatra njësive përkatëse. Në Njësinë Administrative Çërravë, gratë e trajnuara gjatë projektit ishin ato që organizuan takimet në fshatin Çërravë, Pretushë dhe Leshnicë të kësaj komune. Gjatë diskutimit u theksua si problematikë fakti që makina që grumbullon mbetjet vjen njëherë në dy javë dhe i merr mbetjet nga aty për ti hedhur në një zonë diku më tutje dhe jo në vendin e përcaktuar.

Në Njësinë Administrative Proptisht, takimet u mbajtën me banorë të fshatit Proptisht, dhe Rodokal. Nga diskutimet aty u dol me një letër kërkesë për Bashkinë Pogradec me katër kërkesa “1. të zbatohen gjobat për shkelësit. 2.të vendosen kosha në fshat. 3.të dezifektohen pusetat dhe tubacionet e ujit të pijshëm. 4. personi për menaxhimin e mbetjeve dhe ujit, të zgjidhet nga gratë.”

Në Njësinë Administrative Dardhas theksi u vendos në kompostimin dhe riciklimin e mbetjeve dhe përdorimin e trastave prej cope dhe më pas rinovimi i lulishtes së shkollës 9-vjeçare Stropckë.

Këto takime janë zhvilluar në kuadër të projektit "Bëhu i zgjuar - Redukto mbetjet", pjesë e programit ACHIEVE, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Print