• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Pjesëmarrja, transparenca dhe demokracia e shoqërisë civile në ndërveprimin mes qeverisë vendore dhe qytetarëve

Pjesëmarrja, transparenca dhe demokracia e shoqërisë civile në ndërveprimin mes qeverisë vendore dhe qytetarëve

Shoqata Tjetër Vizion (TVO) është duke zbatuar projektin me titull: “Pjesëmarrja - Transparenca – Demokracia”, i cili synon të siguroje pjesëmarrjen dhe angazhimin e shoqërisë civile, forcimin e ndërveprimit mes qeverisë vendore dhe qytetarëve, me fokus krijimin e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) ne Bashkitë Përrenjas, Belsh dhe Cërrik. Ditën e djeshme, më 14 qershor u organizua një takim i hapur me pjesëmarrës nga shoqëria civile Përrenjas dhe staf-ekspertësh të shoqatës TVO për krijimin e Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor në Bashkinë Përrenjas.

Projekti zvhillohet në kuadër të programit CIVILISC-Instrumentet e Shoqerisë Civile Kundër Korrupsionit, zbatuar nga IDM (Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim) dhe financuar nga BE.

Print