Shkodra "mbi biçikleta", në Kukës s'ndalen makinat në rrugët kryesore

Jo vetëm Tirana i ka kushtuar vëmendje pedalimit, duke lënë në shtëpi makinat, por edhe në Shkodër qytetin e bicikletave qytetarë të shumtë i janë bashkuar aktivistëve për të udhëtuar në qytet mbi një dyrrotakësh. Teksa bëhen gati për të pedaluar aktivistët bëjnë thirrje që të ketë më shumë korsi për biçikletat ndërsa Bashkia e këtij qyteti nuk i është bashkuar nismës së aktivistëve. Nga ana tjetër, një tjetër qytet verior, Kukësi, nuk e ka respektuar këtë aktivitet. Nëpër rrugët kryesore të qytetit është parë që makinat jo vetëm nuk janë ndaluar, por përkundrazi kishte më shumë se zakonisht.

Kukësi në ditën pa makina

Kujtojmë se trafiku në qytetin e Kukesit është një problem shqetësues. Parkimet e gabuara mosrespektimi i sinjalistikes rrugore dhe drejtimi i automjeteve nga persona pa leje drejtimi çdo ditë sjellin kaos në qarkullimin rrugor. Rruga kryesore edhe rrugët lidhëse me shkollat bllokohen nga automjetet e kjo ndodh gjatë pushimit dhe mbarimit të mësimit tek gjimnazi dhe shkollat 9-vjeçare ku ka dyndje të të rinjve me automjete.

Print