• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Veliera e Durrësit një vit e bllokuar, asnjë vendim nga gjykata për zgjidhjen e konfliktit

Veliera e Durrësit një vit e bllokuar, asnjë vendim nga gjykata për zgjidhjen e konfliktit

Ashtu si në 2017 edhe në 2018, qytetarët durrsakë janë zgjuar nga viti i ri me të njejtën pamje shëmtie. Sheshi Veliera prej një viti qëndron “gërmadhë” betoni në mes të qytetit, ndërsa asnjë institucion deri tani nuk i ka dhënë zgjidhje. Sheshi që gjendjet në zemrën e vjetër historike të qytetit bregdetar është kthyer padiskutim në sheshin e shëmtuar për të gjithë durrsakët e turistët që kalojnë aty.

Më keq se kaq nuk bëhet as për ata që kanë shtëpinë në këtë zonë, të cilët sapo hapin sytë në mëngjes ndeshin me sheshin gërmadhë dhe betonin e lënë përgjysmë.

Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin në themel të aktpadisë për “shfuqizimin e projektit Veliera” të bërë nga shoqëria civile disa muaj më parë. Në aktpadinë e shoqërisë civile, të hartuar nga Mirela Jorgo avokate dhe Sazan Guri ambientalist kërkohet shfuqizimi i plotë i projektit “Veliera” me pretendimin se është dëmtuar zona arkeologjike A, gjatë gërmimeve të kryera nga firma zbatuese, aty ku edhe dolën strukturat e shekullit të 18-të. Kjo gjykatë në shkurt të këtij viti ka bërë edhe pezullimin e projektit në zonën arkeologjike A.

Përfaqësuesi ligjor i bashkisë së Durrësit kërkoi kohë nga gjykata për të analizuar akt-ekspertimin e kryer nga arkeologët për gërmimet e zbuluara dhe punimet e kryera në shesh, kërkesë e cila u mor parasysh nga gjykata. “E kemi paraqitur projektin e ndryshuar të sheshit që i hap rrugë punimeve të tij, por ka mbetur i bllokuar nga gjykata e cila ka dhënë masë sigurie pezullimi në gjykatë ndërsa prokuroria e ka ende në hetim. Çështja nuk është gjykuar në themel e për aq kohë sa është në gjykatë nuk dijet se çfarë do të bëhet me Velierën tha Vangjush Dako gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në fund të nëntorit për këtë çështje.

Në 29 shtator Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e bashkisë për të rinisur punimet në sheshin “Veliera”. Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se një pjesë e këmbës së Velierës bie në zonën arkeologjike A ku kanë dalë rrënojat e shek 17-të. Në hyrje të portit detar, pranë Torrës Veneciane pozicioni i këtij sheshi është në vend strategjik për turizmin e Durrësit.

Print