• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Dy përmbytje në më pak se dy muaj - A është kjo një këmbanë alarmi për të gjithë?

Dy përmbytje në më pak se dy muaj - A është kjo një këmbanë alarmi për të gjithë?

Për të dytën herë radhazi, brenda dy muajsh, Vjosa vërshon dhe përmbyt fusha, shtëpi dhe rrezikon jetë njerezish. A është kjo një këmbanë alarmi për t'u marrë seriozisht me shkaqet që sjellin këtë përmbytje, që nga keqmenaxhimi I shrytëzimit të inerteve e deri tek mungesa e kanalizimeve në zonë? A mund të bëhet më shumë nga gjithsecili prej nesh, shumë kohë përpara se shirat të fillojnë e jo të bëjmë show mediatik në ditën kur nuk mund të bëjë askush asgjë, përveç forcave madhore?

A duhet menduar seriozisht për një plan të mirëfilltë afatgjatë të sistemimit të asaj se çfarë mund të sistemohet në këtë gjendje ku është katandisur shkatërrimi mjedisor nga ana e njeriut në gjithë segmentin e lumit Vjosë? A mendoni se ka ardhur koha që gjithsecili të mendojë seriozisht se si mund të kontribuojmë për këtë situatë e jo ta përdorim për të bërë lajme në media apo për kredo politike ndërkohë që rrezikohen seriozisht jetë njerezish dhe shkatërrim ekonomik I zonës?

Strukturat përkatëse të pushtetit Qëndror duhet të mendojnë seriozisht për këtë situtatë, sepse është një situatë që nuk mund të tolerohet më, sepse, nëse sa herë bie dy ditë shi, kemi përmbytje të mbi 100 shtepive, e mijëra hektarë toke, atëherë duhet menduar seriozisht për masat afatgjatë që duhen ndërmarrë, e jo të mfjaftohemi me mobilizimin e ushtrisë sa herë që përmbytja ka ndodhur. Sigurisht që është shumë mirë që ushtria ndihmon me mjete e burime njerëzore sa herë krijohen situata të tilla, por është e sigurt se nëse merren masat e duhura paraprake, qysh në vjeshtë, nga të gjitha strukturat, përshfirë këtu edhe kontributin e banorëve, atëherë pëmbytja mund të shmanget totalisht ose të reduktohet në një masë të madhe.

Në të njëjtën kohë, instancat përkatëse të pushtetit qëndror e lokal, duhet të koordinojnë veprimet për të harmonizuar shfrytëzimin me efikasitet të inerteve e zhavorreve të lumenjve, duke hartuar një plan afatgjatë dhe duke monitoruar përdorimin e inerteve nga lumi Vjosë në masen e duhur e sidomos në vendin e duhur, pasi duke u shfrytëzuar inertet vetëm në të dy anët e lumit, kemi një mundësi shumë të madhe për gërryerjen e tokave dhe errozionin e tyre, pasi shtrati i lumit zgjerohet në të dy anët e tij si pasojë e gropave të mëdha që hapen nga shfrytëzimi pa kriter i inerteve në gjithë gjatësinë e lumit Vjosë.

Politikat vizionare dhe planifikimi strategji, nënkuptojnë që ti paraprihet një fatkeqsie natyrore apo industriale duke marrë masat për reduktimin e dëmeve që ato mund tëshkaktojnë, pasi realisht është e pamundur që të shmangen plotësisht, por është e sigurt që mund të reduktohen. Instancat përkatëse nuk mundet vetëm të presin nga drejtuesit lokal apo qëndor, por të kenë edhe ata idetë e tyre, inisiativën e tyre për të mundësuar që me pak kosto e me shumë punë të reduktohen dëmet nga katastrofat natyrore.

Le të jetë ky rast i dytë, në një kohë kaq të shkurtër i përmbytjeve nga lumi Vjosë, një nxitës për të gjithë ne, që të kontribuojmë sipas aftësive dhe mundësive në reduktimin sa më shumë të dëmeve nga fatkeqsitë natyrore! Shoqëria Civile mund dhe duhet të luajë rolin e saj në facilitimin dhe koordinimin e aktiviteteve midis pushtetit lokal dhe banorëve të zonës për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Print