• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Cilësia e lëndëve djegëse të analizuara për tremujorin e tretë 2017

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) ka bërë të mundur kontrollin e cilësisë së lëndëve djegëse të lëngshme për përdorim termik, civil dhe industrial, si dhe në mjetet e transportit ujor, për tremujorin e tretë të vitit i cili kryhet në zbatim të direktivës 1999/32/EC. Metodat e marrjes së mostrave janë në përputhje me standardin S SH UNI 3170 : 2005, ndërsa kryerja e analizave është realizuar në laboratorin e këtij institucioni (ISHTI), i cili funksionon sipas S SH ISO/IEC 17025 2006.

Vijo leximin

Print

Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” sjellë në kryeqytetin shqiptar kodin e dizajnit të Thethit

Në të njëjtën ditë kur në luginë po shtrihej përjetësisht albanologu Robert Elsie, Thethi tërhoqi përsëri vëmendjen dhe këtë herë për kullat e tij. I fshehur mes malesh të larta në një luginë rreth 800m mbi nivelin e detit, Thethi është i pari fshat i Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare që po bëhet me një Kod Dizajni. Drafti i këtij kodi u prezantua mbrëmë në Kinema Millennium të Tiranës, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, planifikues urbanë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të bashkisë Shkodër, të Ambasadës Gjermane, GIZ, të kompanisë së konsultimeve GOPA/DIAVA, të shoqërisë civile etj.

Vijo leximin

Print

Projektohet ideja e kopshtit pyjor në mes të fushës

Specialisti i njohur i pyjeve Haki Kola përmes një studimi projekton idene e krijimit të një kopshti pyjor në mes të fushës ku të krijohet një ekosistem natyral. Më poshtë studimi i plotë.
STUDIMI
Objektivi është krijimi i një kopshti pyjor, në të cilin drurët vendosen si në një drunishte, me qëllim që të krijohet një ekosistem ku drurët përfitojnë reciprokisht nga njëri tjetri dhe rezultati final është kosto e ulët në mirëmbajtje dhe në total më shumë të ardhura se sa çdo pjesë e marrë veçmas.

Vijo leximin

Print

Mediat ukrainase: Mali i Zi dhe Shqipëria, perlat e fshehura të Europës

Pushimet e mia në Mal të Zi filluan në një plazh që ndriçohej nga dielli dhe që përbëhej nga guralecë të vegjël në ngjyrë rozë, që i jepnin atij plazhi një bukuri përrallore, shkruan Veronika Melkozerova / kyivpost.com Këmbët e mia u zhytën në ujërat e ngrohta dhe të kristalta të Detit Adriatik. Sa më shumë të notoje dhe të largoheshe nga bregu, aq më të shumtë bëheshin miqtë që ti takoje, peshq me ngjyra ylberi, oktapodë dhe yje deti.

Vijo leximin

Print

Shqiptarët u rikthehen biçikletave

Eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve (’14 dhe ’15) me rënie. Aktorët e tregut pohojnë se ka një tendencë në rritje të kërkesës për biçikleta… Aktorët e tregut thonë se disa prej arsyeve kryesore që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet. Sipas Gerti Dumës, menaxher në një nga kompanitë që tregton biçikleta, kërkesa për biçikleta është dyfishuar në dy vitet e fundit.

Vijo leximin

Print