Analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna

Përfaqësues vendorë në Shkodër, zhvilluan një analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna. Do të jenë vetë banorët e zonës që do të japin opinionet e tyre nëpërmjet pyetsorëve mbi praktikat e përdorimit të bujqësisë, përdorimin e tokës dhe menaxhimin e ujërave në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë. 

Vijo leximin

Print

Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Qytetarët shqiptarë paguajnë për ujë jo të pijshëm. Kjo ishte tema e paralajmëruar për tu zhvilluar por për të cilën askush nga të pranishmit nuk e trajtoi drejtprëdrejtë, pavarësisht së shprehen domosdoshmërinë që ky sektor ka nevojë për reformim. Projekti i BE ka si synim përdorimin e sigurt të ujit të pijshëm dhe rritjen e riciklimit të tij. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, u shpreh se do të nisin aksione konkrete për ujin e pijshëm në të gjithë territorin.

Vijo leximin

Print

Uji, pastrimi, … Tirana dhe Budapesti rritin bashkëpunimin

Tirana dhe Budapesti do të thellojnë bashkëpunimin mes tyre në zbatimin e projekteve me rëndësi të përbashkët, veçanërisht në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, pastrimit, transportit publik, kulturës dhe turizmit. Së shpejti, në Budapest do të vendoset monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vendin ku sot ngrihet edhe monumenti i Janosh Huniadit, heroit kombëtar të Hungarisë.

Vijo leximin

Print

Uji Spring dhe OKB sëbashku për Objektivin 3 - 'Shëndet i mirë dhe Mirëqënie'

Në kuadër të këtij partneriteti, 20 milionë shishe uji Spring do të komunikojnë në etiketë mesazhin për jetë të shëndetshme dhe mirëqënie për të gjitha moshat. Uji Spring në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri nisën partneritetin për sensibilizimin e publikut në mbështetje të objektivit 3 “Shëndet i mirë dhe Mirëqenie”. Në kuadër të këtij partneriteti, 20 milionë shishe uji Spring do të komunikojnë në etiketë mesazhin për jetë të shëndetshme dhe mirëqënie për të gjitha moshat.

Vijo leximin

Print

Kompania e ndërtimit hedh ujërat e ndotura në det, procedohet 41 vjeçarja

Një firmë ndërtimi ka derdhur ujërat e ndotura në det të hapur në zonën e fshatit Hamallaj në Durrës. Policia lokale thotë se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases M.Zh. 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi filloi pas denoncimit të kryer ditën e sotme në Komisariatin Dixhital, për ndotje të detit. "Menjëherë nga ana e Efektiveve të Stacionit të Policisë Manëz, u ushtruan kontrolle dhe afër grykëderdhjes së kanalit ujëmbledhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Njësia Administrative Sukth u konstatua se një firmë ndërtimi, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det dhe ndotur atë", sqaron policia.

Vijo leximin

Print