• Kreu
  • Uji
  • Vlorë, 21 mln euro për impiantin e rrjetit të ujërave të zeza

Vlorë, 21 mln euro për impiantin e rrjetit të ujërave të zeza

Në Vlorë, në jug të vendit po investohen 21 milionë euro për përpunimin e ujërave të zeza, impianti i cili pritet të përmirësojë cilësinë e plazheve të ndotur por edhe standardet e jetesës në qytet. Projekti pritet të mbarojë në gusht dhe konsiderohet si një investim strategjik me rëndësi të madhe për qytetin që do të disiplinojë rrjetin e ujërave të zeza. Ky investim do të shërbejë për një standart të ri të qytetit, Vlorës turistike me bregdet te paster. Së bashku me investimin për kanalizimet përgjate rrugës së plazhit të vjetër, do të bëhet bashkimi i rrjeteve.

Impianti pritet të përmirësojë situatën e ndotjes që vjen nga derdhja e ujërave të zeza pa u filtruar e përpunuar. Investimi pritet të përfundojë në muajin gusht.

Print