• Kreu
  • Uji
  • Rreziku nga përmbytjet, UKT aksion për pastrimin e pusetave dhe kanalizimeve

Rreziku nga përmbytjet, UKT aksion për pastrimin e pusetave dhe kanalizimeve

Hedhja e qeseve dhe mbetjeve të tjera plastike, por edhe i inerteve të tjera në rrugë përbëjnë një problem të përhershëm për bllokimin e pusetave dhe kolektorëve, çka shpesh herë janë bërë shkak edhe për përmbytje. Pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve të Bashkisë së Tiranës për të mbajtur pastër mjedisin dhe hedhjen e mbetjeve në vendet e caktuara, situata për shkak të sjelljes së qytetarëve të papërgjeshëm mbetet ende problematike në shumë zona të Tiranës.

Situata bëhet edhe më shqetësuese tashmë që kemi hyrë në stinën e shirave, ndaj dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, krahas pastrimit periodik, ka nisur një aksion të gjerë në gjithë Tiranën për të zhbllokimin e pusetave dhe kanalizimeve të ujërave të zeza si dhe për të hequr mbetjet që përbëjnë një rrezik për bllokimin e tyre.

Pamjet e mëposhtme janë marrë gjatë operacionit të pastrimit të mbetjeve nga kanalizimet në rrugën “Robert Shvarc” në Njësinë 5, jo shumë larg qendrës së Tiranës, ku siç shihet puseta dhe kanalizimet janë mbuluar nga mbetje pa fund të hedhura nga banorët e zonës.

Print