Procesi gjyqësor për derdhjen e karburantit në bregdetin e Durrësit nis me dështim

Seanca e parë gjyqësore ndaj dy drejtuesve të tragetit “Bridge”, që akuzohen për derdhje të karburanteve në akuariumin e Portit të Durrësit në 28 dhjetor 2015, dështoi sot për shkak se gjykata nuk ka mundur të njoftojë të akuzuarit, dy shtetas grekë që ndodhen në Athinë. Kapiteni Efthymios Sokos, 60 vjeç dhe kryemekaniku Charalampos Chiotelis, 65 vjeç, që të dy banues në Athinë të Greqisë akuzohen nga prokuroria për ndotje të detit dhe rrezikojnë nga 1 deri në pesë vjet burg, pasi anija që ata drejtonin rrodhi një sasi të madhe, por të papërcaktuar karburanti në akuariumin e portit duke ndotur atë.

Vijo leximin

Print

Kodra e Priftit me rrjet të ri të ujit të pijshëm

Zona e Kodrës së Priftit në Tiranë do të ketë një rrjet të ri ujësjellësi, falë investimeve kapitale të bashkisë së kryeqytetit për një rrjet efektiv të ujit të pijshëm në një zonë me popullsi të dendur, por që nuk është investuar prej vitesh. Rrjeti i ri i ujësjellësit në rrugën “Dalip Topi” do të rrisë jo vetëm kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Ndërkaq, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT ndërhynë menjëherë për zgjidhjen e një avarie në rrugën “Serafin Fanku”.

Print

Bovilla do të zgjerohet; rritet me 13 herë furnizimi me ujë

Ujësjellësi i Tiranës do të zgjerojë impiantin e Bovillës falë një kredie dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerën 30 milionë euro. 15 milionë euro do të përdoren pikërisht për rritjen e kapacitetit të përpunimit të ujit që vjen nga Liqeni i i Bovillës, pasi aktualisht filtrohet vetëm gjysma. “Bovilla është parashikuar që në të ardhmen të arrijë deri në 3600 litra ujë në sekondë. Ne në këtë fazë do të shkojmë nga 1800 litra ujë për sekondë, në 2400 litra ujë për sekondë, duke e shtuar me 600 litra ujë për sekondë.

Vijo leximin

Print

Det i bukur, i kaltër, ....... por a është vërtet tërheqës?

Deti, një hapësirë e pafund që të fton të humbasësh drejt vijës që ndan horizontet, atë ujor me ajrin. Kanë një ngjyrë të përbashkët, por janë shumë të ndryshëm qielli dhe deti. Gjatë 25 viteve të periudhës së re të ndryshimeve politike, që vendi ynë ka kaluar e po kalon, kjo hapësirë ka mbetur si një qenie pa frymëmarrje, e kapur nga ndotja dhe e mbishfrytëzuar deri në tjetërsim dhe shkatërrim të ngadalshëm si sëmundje pa shërim.

Vijo leximin

Print

Ndotja e detit në Durrës në 2015, fajtor kapiteni i anijes "Bridge"

Ndotja e bregdetit të Durrësit me afro 1000 litra mazut në nëntor të vitit 2015 është bërë nga anija Bridge e cila me flamur qipriot ka ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë nga Ankona. Është ky konkluzioni i hetimeve të prokurorisë së Durrësit e cila tashmë ka ngritur akuzë zyrtare ndaj kapitetin grek të anijes Efthymyos Sokos dhe pjestarit të ekuipazhit të kësaj anije Charalampos Chiotelis. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të prokurorisë e cila i akuzon ata për ndotje të ujërave. Krim ky që sipas kodit penal shqiptar dhe nenit 203 dënohet me burg nga pesë deri në 10 vite.

Vijo leximin

Print