Më të fundit

  • Vezët e prekura nga lënda toksike, alarmohet Evropa

    Rreth një milion vezë të destinuara për në Gjermani janë kthyer nga kufiri me Holandën këtë javë. Vezët janë kthyer pasi u zbulua se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik të ndaluar nga përdorimi në prodhimin e ushqimit për konsum njerëzor, raporton gazeta britanike The Guardian në numrin e sotëm. Miliona vezë janë tërhequr edhe nga dyqanet dhe magazinat në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Gjithashtu janë mbyllur përkohësisht edhe rreth 180 ferma në Holandë dhe është nisur një hetim penal pasi autoritetet kërkojnë të zbulojnë shkallën e problemit.

    Lexo me shume
  • 'Mbetjet', Mjedisi përgënjeshtron Mziun: Nuk ka aplikim për leje

    Ndërkohë që qytetarët e Kamzës presin prej 3 ditësh një zgjidhje të problemit të mbetjeve në lumin e Tërkuzës, burime nga Ministria e Mjedisit konfirmojnë se nuk ka asnjë aplikim për leje mjedisore, pavarësisht pretendimit të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas ministrisë edhe aprovimi për venddepozitimin jepet në bazë të një studimi dhe jo vetëm përmes një kërkese. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbetjeve në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë.

    Lexo me shume
  • Festohet "Dita e Gjalicës" në Vojvodë

    Ditën e djeshme, më 3 gusht në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në ZM", pjesë e programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, shoqata " Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për "Ditën e Gjalicës" në Vojvodë, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në të cilat morën pjesë punonjës të AdZM Kukës, Forumi Rinor për Zhvillim (QPR), komuniteti i zonës, etj.

    Lexo me shume

MEI miraton HEC-in “Guri i Bardhë”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se ka shpallur një ofertë fituese për ndërtimin e hidrocenteralit të “Gurit të Bardhë”. Bëhet fjalë për një koncesion të formës BOT (Ndërtim, operim dhe Transferim) me një afat kontrate 35 vjet. Sipas njoftimit të bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik pjesëmarrëse në garë ishin dy ofertues Alko-Impex General Construction” degë e një shoqërie të huaj që është skualifikuar për mungesë dokumentacioni dhe Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Sina 98” sh.p.k., “Besland” sh.p.k. dhe “Albmerkuri” sh.p.k të shpallur fitues.

Vijo leximin

Në Londër do të mbahet Forumi për Investimet në Energjinë e Rinovueshme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe vazhdon të promovojë Shqipërinë, Kosovën në Britani të Madhe e me gjerë, prej 15 vjetësh. Kësaj radhe në fokus është prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar rrezet e Diellit dhe burimet ujore. Aktiviteti është kërkuar nga investitorët Britanikë, të cilët e shikojnë vendin tonë si më të përshtatshmin në rajonin e Ballkanit për prodhimin e energjisë të rinovueshme. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe njofton të gjithë ato kompani që janë të interesuar për të paraqitur projektet e tyre në Forumin që do të organizohet në Londër më 27 prill 2017 nën kujdesin e Lord Watson of Richmond.

Vijo leximin

Ministri Koka propozon projekt të përbashkët me Kosovën për shmangien e ndotjes në liqenin e Fierzës

Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka zhvilloi një takim bilateral me homologun e tij, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, z. Ferat Shala. Gjatë takimit palët vlerësuan marrëdhëniet institucionale si mjaft të mira duke përfshirë edhe bashkëpunimin në shkëmbimin e eksperiencave midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e pyjeve si dhe bashkëpunimin midis dy Agjencive Kombëtare të Mjedisit. Ministri Koka theksoi se mjedisi është një prioritet që nuk pret dhe se dëmet e të shkuarës duhen rekuperuar me plane konkrete me qëllim rritjen e cilësisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, konform edhe memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar midis dy palëve në qershor 2016.

Vijo leximin