Më të fundit

  • Ndotja e shkaktuar nga plastika, ekspertët: Grimca të dëmshme në ajër

    Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym. Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

    Lexo me shume
  • Rafting në vend të HEC,në kanionet e Osumit pas anulimit të projektit shkatërrues

    Është e dielë, 22 prill, dita e tokës. Një grup i njerëzve të medias dhe aktivistë të shoqërisë civile janë bërë bashkë për të provuar sportin e aventurës, rafting, në atë që shumë e kanë quajtur si Disneylandin e natyrës, Kanionin e Osumit.

    Lexo me shume
  • Pastrohen 110 ton mbetje nga katër lumenjtë e qarkut Gjirokastër

    Aksioni për pastrimin e shtretërve të lumenjve, ndotja e të cilëve është kthyer në një shqetësim të madh për të gjitha zonat ku ato kalojnë, në qarkun Gjirokastër, angazhoi punonjësit e një sërë institucionesh dhe nxënësit e shumë shkollave, të cilët gjatë një jave larguan 110 ton mbetje në segmentet problematikë përgjatë lumenjve Vjosë, Drino, Dëshnicë e Bënçës.

    Lexo me shume

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

Vijo leximin

Sërish Hëna surprizë, pas 8 vitesh nata bëhet si ditë

Hëna e plotë e vjeshtës sivjet do të duket mrekullisht shumë afër. Quhet Hëna e Vjeshtës pasi është e para hënë e plotë, me afërta me ekuinoksin e vjeshtës. Kjo hënë rritet me të gjithë lavdinë e saj madhështore dhe arrin maksimumin më 5 tetor. Çdo vit kur Hemisfera Veriore ngadalë rrëshqet drejt vjeshtës, hënat e plota të shtatorit dhe tetorit sinjalizojnë ndryshimin e stinëve me dritën e tyre shumë më të theksuar se zakonisht. Hëna e parë e plotë që bie afër ekuinoksit të vjeshtës, i cili ra në 22 shtator të këtij viti, merr titullin Hëna e Vjeshtës, ose Hëna e të Lashtave të fundit.

Vijo leximin

AMF: Sigurimi nga katastrofat në mënyrë vullnetare, nuk ka projektligj për ta bërë me detyrim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaroi sot se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet. Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore.

Vijo leximin