Më të fundit

  • Studimi i ri nga NASA thotë se kemi një rritje të nivelit të detit në mënyrë të përshpejtuar

    Shkalla e rritjes në nivel global të detit është përshpejtuar shumë në dekadat e fundit, nuk po ndodh një rritje në mënyrë të qëndrueshme, sipas studimit të ri të bazuar në 25 vjet të NASA-s dhe të dhënave satelitore evropiane. Ky përshpejtim, i nxitur kryesisht nga rritja e shkrirjes në Grenlandë dhe në Antarktidë, ka potencialin të dyfishojë rritjen totale të nivelit të detit parashikuar nga 2100 kur krahasohen me parashikimet që hamendwsojnë një normë konstante të rritjes së nivelit të detit, sipas autorit kryesor Steve Nerem.

    Lexo me shume
  • Anulohet “Osumi”. Klosi heq lejen mjedisore, pritet vendimi i Gjiknurit

    Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati. Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.

    Lexo me shume
  • Shkencëtarët dhe peshkatarët në Maqedoni bashkohen për të shpëtuar troftën e rrallë

    Në Ohër, Maqedoni shkencëtarët dhe peshkatarët maqedonas janë bashkuar për të filluar mbarështimin artificial të një specie trofte unike në Liqenin e Ohrit, degët e tij dhe daljen nga lumi i Drin-it të Zi. Gjuetia dhe mbipopullimi e kanë shtyrë troftën e Ohrit në prag të zhdukjes, megjithë janë përpjekjur gjithmonë ta mbajnë nën vëzhgim, duke përfshirë një ndalim 10-vjeçar të peshkimit të vendosur nga qeveria maqedonase që vazhdoi deri në vitin 2014.

    Lexo me shume

PARK(ING) PËR MAKINAT APO PARK PËR QYTETARËT?

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parkingu 4-katësh nën nivelin e tokës së parkut “Rinia” ishte një lëvizje e papritur e Bashkisë së Tiranës, që habiti shoqërinë civile dhe aktivistët mjedisorë në Tiranë. Mjedisorët e Tiranës kanë vite që rekomandojnë parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun në Tiranë, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

Vijo leximin

Ura e Zvërnecit, e shkatërruar

Ka kaluar një vit nga shkatërrimi i Urës së Manastirit të Zvërnecit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosë solli dhe dëmtime të mëdha tek kjo urë. Edhe pse është premtuar për investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët. Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.

Vijo leximin

Moti me ngrica, ja gjendja e rrugëve në të gjithë vendin

Pavarësisht motit të ftohtë dhe me ngrica, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar akset rrugore nacionale në të gjithë vendin janë të kalueshme.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset kryesore të këtij Rajoni nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Nga ana e kontraktorëve vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e natës dhe orët e para të mëngjesit.

Vijo leximin