Më të fundit

  • Stuhi dhe erë e fortë në Kukës, furtuna lë pa energji elektrike disa fshatra, mbetjet urbane dalin në rrugë

    Pasditën e kësaj të hëne qyteti i Kukësit është përfshirë nga një stuhi e fortë e cila po shkakton mjaft probleme në qytetin verilindor. Era ka qenë aq e fortë sa ka rrezikuar pemët të cilat ndodhen përgjatë rrugëve të qytetit të Kukësit. Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

    Lexo me shume
  • Raporti i UNECE, Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit dhe nuk merr masa për uljen e vdekjeve

    Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, duke penguar matjen e saj të progresit drejt synimit të objektivave të mijëvjeçarit (SDG) të Kombeve të Bashkuara. Ky përfundim vjen nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), i cili ka kryer rishikimin e tretë të ecurisë së mjedisit të Shqipërisë, duke analizuar progresin që nga shqyrtimi i dytë i Performancës Mjedisore (EPR) në vitin 2012. Ky EPR i tretë është i pari që integron SDG-të dhe ofron rekomandime për qeverinë për arritjen e Qëllimeve Globale dhe zbatimin e angazhimeve për ndryshimin e klimës.

    Lexo me shume
  • Jahti “gjigand” do të udhëtojë me energji diellore – Ja çfarë sjell e ardhmja

    Automjetet elektrike me siguri do të jenë e ardhmja, duke marrë parasysh se çdo markë e madhe po përqafon idenë e një të ardhmeje pa gaz, por a do të jetë e njëjta gjë edhe për anijet? Jahtet janë simbol i madh statusi për njerëzit e pasur, por gjithashtu ato harxhojnë sasi të mëdha gazi. Një kompani suedeze e quajtur Solar Impact shpreson ta ndryshojë këtë me një varkë të mrekullueshme që nuk do ketë nevojë as për një pikë karburanti.

    Lexo me shume

Organizohet “Forumi Rajonal Mjedisor 2018” në Librazhd. Hec-et në zonat e mbrojtura ‘kryefjala’ takimit.

Nga Parku më i madh në Shqipëri ai i Shebenik Jabllanicës, u organizua forumi i nismës ligjore për përmirësimin e legjislacionit të konçesionit të Hidrocentraleve. Ky lobim do t’i dergojë qeverisë propozimet përkatëse që ndërtimi i HEC-eve të bëhet duke respektuar natyrën dhe nevojat e komunitetit që jeton në këto zona. Ka mjaft investitorë serioz, ashtu sikur ka dhe subjekte që kanë anashkaluar komunitetin. Monitorimi nga shoqëria civile dhe dëgjesat e komunitetit duhen sanksionuar me ligj – thotë Rexhep Rada një prej pjesmarrësve në forum profesor dhe përfaqësues i shoqërisë civile Elbasan.

Vijo leximin

Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

 

Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë”.

Vijo leximin

Me virusin e tërbimit, asgjësohen 261 dhelpra të kuqe

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka asgjësuar 261 individë të dhelprës së kuqe. Sipas drejtueseve të Projektit PAZA kjo është faza më e mirë dhe Shqipëria ka treguesit më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet ky program.

Vijo leximin