Gotulla- katastrofë mjedisore nga mbetjet. Impianti del jashtë funksionit
Gati 40 kilometra nga Tirana, Gotulla e Kurbinit gjendet pranë grykëderdhjes së lumit Ishëm. Pirgjet me plehra janë kthyer në pamjen e pandryshueshme të zonës.

Zjarret në Shqipëri, u shuan me shkarpa e lopata. U prezantua si Agjencia me mjete moderne, mungojnë zjarrfikëset, mungon strategjia e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë
Më 4 automjete zjarrfikëse që u përkasin tri dekadave më parë, për të cilat dokumentacioni tregon se janë vit prodhim nga 1984 e në vijim, Bashkia e Gjirokastrës kishte planifikuar ta përballonte me sukses emergjencën nga zjarret e shkaktuara gjatë verës. Por llogaritë ishin bërë gabim.

Banorët e Grizës, Zharrëzës dhe Frashërit “bashkëjetojnë” me ujërat e zeza
Banorët e fshatrave Grizë, Zharrëz dhe Frashër në Patos janë të detyruar që të bashkëjetojnë me ujërat e zeza. Pavarësisht premtimit të kryebashkiakes, Rajmonda Balilaj që në vitin 2015 për zgjidhjen e problemit, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Shkodër: Rruga e amortizuar dhe mungesa e shërbimeve i shtyn banorët drejt braktisjes së fshatit Linaj
Linaj është një fshat në njësinë administrative Gruemirë, ku prej 3 dekadash përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore, energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhe kujdesit shëndetësor, të cilat po bëhen shkak i braktisjes së këtij fshati.

Gjirokastër: Dëmet nga zjarret më të mëdhatë në histori, asnjë person para drejtësisë
Dëmet nga zjarret në Qarkun e Gjirokastrës ishin në verën e këtij viti më të mëdhatë e njohura viteve të fundit. Dy persona humbën jetën ndërsa sipas të dhënave ende jo përfundimtare rreth 70 ha me dru pyjorë u dogjën, 98 ha pemtari dhe vreshta u shkrumbuan dhe 900 ha kullota private dhe bashkiake u përfshinë nga zjarret vetëm në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës.
