TRAJNIMI "VIGJILENCA MJEDISORE" PËR PËRFAQËSUES TË OSHC-TË MJEDISORE
Politik-bërja dhe vendimmarrja mjedisore është në një fazë të rëndësishme për shkak të momentit të dialogut politik të Shqipërisë për integrimin e saj në BE (përafrimit të politikave mjedisore sipas acquis mjedisore/kapitullit 27).

Erozioni gërryen Durrësin/ Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare
Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.

Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja gjatë pandemisë
Importi i armëve të gjahut dhe fishekëve u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2020, ndërsa gjuetia e paligjshme e shpendëve dhe kafshëve të egra nuk kurseu as speciet- pjesë të listës së kuqe.
Në zonën ligatinore pranë fshatit Rinia – 12 kilometra në veri të qytetit të Durrësit, gjuetarët shfaqen në muzg dhe fshihen në fushejëza të ndërtuara mbi cektinë.
Fushejëzat janë platforma të kamufluara të thjeshta të ndërtuara mbi kolona druri, në të cilat gjuetarët fshihen dhe i bëjnë pritë shpendëve të egër. Ato përdoren gjatë ditës dhe natës për t’u fshehur nga gjahu dhe për t’u mbrojtur nga era, duke e bërë vrasjen e presë më të lehtë dhe numrin e shpendëve të vrarë më të lartë.

Lumi Devoll, dikur ujë i pijshëm, sot vendgrumbullim mbeturinash e ujërash të zeza
Shpesh lumenjtë kthen në venddepozitim për hedhjen e mundit dhe mollëve apo produkteve të tjera të pa shitura të fshatarëve.

NATYRË – KULTURË – KULINARI NË BASHKINË HAS
Panairi Green CRoss më datë 27.09.2021, për Ditën Ndërkombëtare të Turizmit u zhvillua në Bashkinë Has. Panairi “Natyrë – Kulturë – Kulinari. Has, porta më e re e turizmit ndërkufitar” një bashkë organizim midis qendrës mjedisore EDEN dhe Bashkisë Has.
