Kromi në Bulqizë nxirret pa leje mjedisore
Pajisja me leje mjedisore është një kusht për të gjitha kompanitë që shfrytëzojnë burimet natyrore, por të dhënat e përpunuara nga emisioni “EkoSkaner” tregojnë se një numër shumë i madh i kompanive që nxjerrin krom në Bulqizë i shmangen këtij detyrimi, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme. Paralelisht, institucionet përgjegjëse për kontrollin e tyre nuk reagojnë, duke lënë të pashqetësuar mbajtësit e kontratave.

I vuri flakën barit në tokën e tij, nën hetim një banor në Fier
I vuri flakën barit në tokën e tij, nën hetim një banor në Fier

Zgjerohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë për shkak të erës
Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

“100 problemet” e pazgjidhura të “100 fshatrave”, disa fituan nga investimet, shumë të tjerë u harruan
Dhërmiu, është shembulli se si një program mund të ndryshojë rrënjësisht një vend. Nga 100 fshatrat e përzgjedhur për tu kthyer jo vetëm në destinacione turistike, por edhe për të ruajtur trashëgiminë. Dhërmiu, është fshati i vetëm i cili ka përfituar në një masë të tillë nga programi i nisur me aq bujë. Si Dhërmiu dhe në disa zona të tjera rurale është investuar në mënyrë preferenciale, kurse në fshatra të tjerë investimi ishte minimal pavarësisht pritshmërive të mëdha të banorëve.

Plepat e Brukës ende po kërcënohen
Banorët e lagjes së Laknasit “Plepat e Brukës” janë lajmëruar për rrezikun e ndërhyrjes në pyllin e lagjes së tyre nga firma private “BioProducts” sh.p.k. Ky biznes privat prej vitit 2018 po përpiqet të ndërtojë një thertore të prezantuar si ‘agroturizëm’ në këtë zonë. Ndërsa banorët nga ana tjetër e shohin thertoren si një përvetësim privat i një hapësire publike pyjore të mbjellë e ruajtur prej tyre dhe e cila mbron mjedisin e zonës nga ndotjet e lumit dhe erozioni.
