Themelohet grupi i punës për shqyrtimin e lejeve për hidrocentralet
Është themeluar grupi punues i cili do të merret me shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve dhe ndikimin në ujëra dhe mjedis.

Vendimi: Bashkia Durrës diskriminon banorët e ish-Kënetës, gjobitet për mohim të informacionit publik
Bashkia Durrës diskriminon banorët e zonës së ish-kënetës për shkak të vendbanimit, ky është vendimi i marrë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD). Ky vendim erdhi pasi u shqyrtuan kërkesat e paraqitur nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” në bashkëpunim me Qendrën “Durrës Aktiv” ndaj Bashkisë Durrës.

Ekspertja Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje
E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka folur për problemet e mjedisit në Shqipëri, rëndësinë e bashkëpunimit të shoqërisë civile me median si dhe rolin e publikut në vendimmarrje.

Shpërthim gazi në minierë, dalin të gjithë minatorët e bllokuar. Njëri në gjendje të rëndë
Gazeta Telegraf raporton se një shpërthim gazi u regjistrua në një minierë në Martanesh, e cila solli shembje në një galeri, ndërkohë Balkan Web gjatë mesditës së sotme, zbardh të dhënat e ngjarjes.

Shpendët dhe habitatet e tyre "rrezikojnë të zhduken" si pasojë e ndërtimit të aeroportit
Në kuadër të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë, datë 8 Maj, fondacioni evropian për ruajtjen e natyrës EuroNatur, së bashku me organizatën partnere në Shqipëri PPNEA, ju bëjnë me dije mbi rrezikun e madh që i kanoset shpendëve shtegtarë të Evropës prej ndërtimit të një aeroporti në brendësi të Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.
