Projekti 67 milionë USD i BB për burimet ujore, kërkohet shtyrje me një vit
Ekipi që ka vlerësuar së fundmi projektin 67.2 milionë dollarë për burimet ujore dhe ujitjen i ka kërkuar Bankës Botërore që të shtyje të paktën me një vit afatin për mbylljen. Referuar një kërkese zyrtare të qeverisë saktësohet se është e pamundur që të bëhet mbyllja e të gjithë proceseve të parashikuara sipas afatit 31 maj 2020 që është në fuqi aktualisht.

Rrjedha e pritshme e 2020!Një parashikim për infrastrukturën, energjinë, mjedisin dhe shëndetësinë
A kemi shpresë se ekonomia e vendit do të ringjallet? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por parashikimet e bazuara edhe në fondet e dhëna për degë të rëndësishme të ekonomisë nuk është se janë edhe aq optimiste.

Bizneset pa leje mjedisore/ Miratohen ndryshimet, 5500 biznese nuk do pajisjen me tipin C
Rreth 5500 biznese të vogla sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. nuk do të duhet më të pajisen me lejen mjedisore të tipit C. Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë miratuar në Komisionin parlamentare të Veprimtarive Prodhuese, ndërkohë që mbetet miratimi në seancën plenare për t’i hapur rrugë zbatimit të rregullave të reja.

Pse po përhapen kaq shumë sëmundje nga kafshët?
Bota po kapet me koronavirusin e ri, i cili është përhapur nga Kina në të paktën 15 vende të tjera. Virusi i ri mendohet se buron nga jeta e egër, pra nga kafshët. Kjo ka të ngjarë të jetë më shumë problem në të ardhmen pasi ndryshimi i klimës dhe globalizimi ndryshojnë mënyrën e bashkëveprimit të kafshëve dhe njerëzve.

Përqindja e energjisë nga burimet e rinovueshme, Shqipëria e 7-a në Europë
Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime për çdo komb, duke përfshirë një ulje të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të zvogëluar nga tregjet e karburanteve fosile (në veçanti, nafta dhe gazi).
