“Erozioni po përshpejtohet”/ Flasin ekspertët pas baticës së fundit në Adriatik
Banorët e zonës e mbajnë mend deri ku shkonte brezi ranor dhe pylli me pisha i Shëngjinit, por të gjithë e dinë se me këto ritme erozioni deti do t’i marrë tokës çdo gjë në pak vjet. Ekspertët e mjedisit madje thonë se kjo do të ndodhë më shpejt nga c pritej sepse po shtohen baticat e pazakonta. pak ditë më parë edhe bregdeti i Shëngjinit u përfshi nga një batizë e madhe.

Klosi: Tirana, kryeqytet i të rinjve një mundësi më shumë për promovimin edhe të Shqipërisë turistike
U organizua sot në Tiranë në Shtëpinë e Europës forumi i parë i organizatave rinore në hapësirën Adriatiko-Joniane, ku i pranishëm ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Linjë ujore Pogradec-Ohër/ Trageti turistik nis lundrimet në pranverë
Lundrimet turistike në ujërat e Liqenit të Ohrit me nisje nga Pogradeci shumë shpejt do të jenë një realitet për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë ndryshe. Jo vetëm Pogradeci dhe Ohri por edhe fshatrat që shtrihen buzë vijës liqenore do të jenë itineraret që do të përshkojë trageti turistik.

Durrës, takim mbi ruajtjen dhe studimin e anijeve të mbytura në ujërat shqiptare
Ruajtja dhe konservimi i anijeve të mbytura në ujërat shqiptare gjatë 100 viteve të fundit; ngritja e një muzeu kombëtar të detarisë si dhe puna për krijimin e disa parqeve nënujore më qëllim turistik ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin e zhvilluar mbi trashëgiminë nënujore detare në Durrës.

Apeli Administrativ shpall moskopetencën, Kopshti Botanik në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë
Çështja e Kopshtit Botanik do ti kalojë për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.
