Tabela ndërgjegjësuese kundër zjarreve në zonat e mbrojtura në Elbasan
Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Fjalimi i Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca gjatë konferencës për “Mbështetjen e Negociatave për Kapitullin 27 të Mjedisit”
Të dashur partnerë,
Javën e kaluar pata kënaqësinë të çelja fushatën e BE-së “Sot për Mjedisin” në shoqërinë tuaj, Ministër Klosi dhe Ambasadore Håstad. Fakti që jemi mbledhur sërish për të folur rreth mjedisit flet shumë për rëndësinë e tij në rritje si një hapësirë politikash në Shqipëri.

“Nuk zbatojmë dot direktivat e BE”! Kapitulli i Mjedisit për integrimin, Klosi: Kemi kërkuar ekip ndërkombëtar
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pranon se Shqipëria ka një sërë problemesh me implementimin e direktivave të Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, ndërkohë që zbatimi i tyre është një nga kushtet për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Gjatë një tryeze me ambasadorë të Bashkimit Evropian, ministri Blendi Klosi tha se për shkak të kësaj situate i është kërkuar asistencë ambasadorit të BE-së në vebndin tonë caktimin e një ekipi permanent ndërkombëtar.

Një udhëzues për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor
Organizata Mjedisore Endemika ka publikuar udhëzuesin: “Pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor”. Hartimi i një udhëzuesi të tillë, ka ardhur si kërkesë dhe nevojë për ti mbështetur dhe udhëzuar Organizatat e Shoqërisë Civile për përfshirje më efikase në procesin e vendimmarrjes mjedisore duke u bërë pjesë aktive e vlerësimit për plane dhe programe për sektorë të caktuar zhvillimorë si në nivelin lokal dhe në atë qendror.

Vjen sinjali i parë i dimrit në Tropojë, Kukës e Korçë, bora zbardh malin e Gjallicës, Gramozit e Valbonës
Në Kukës, Tropjë dhe Korçë ka ardhur sinjali i parë i futjes se stinës së dimrit. Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të dëborës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.
