Ajri


Zjarri në “Makstil” rrit koncentrimin e grimcave PM10

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor sot pasdite njoftoi se ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në fabrikën “Makstil”, ku mbrëmë janë djegur mbeturina hekuri.

LEXO ME SHUME >


Raporti zbulon vdekjet në Shqipëri nga ajri i ndotur

Shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku cilësia e ajrit nuk është e shëndetshme. Ky konkluzion vjen nga raporti më i fundit i “Cilësia e Ajrit 2018” nga Instituti me të njëjtin emër, i cili është një bashkëpunim mes Institutit të Pasojave për Shëndetin dhe Vlerësimin dhe Matja e Shëndetit me ekspertë të Universitetit të British Columbia, i cili jep të dhëna për cilësinë e ajrit në mbarë botën.

LEXO ME SHUME >


Alarmi nga ndotja, 630 raste në vit nga kanceri i mushkërive në Shqipëri

Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës. Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare miratoi me një Vendim të Këshillit të Ministrave Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, ku tregohen disa nga mangësitë. Në atë kohë u evidentua se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin praktika të mirëfillta me monitorimin e ajrit në linjë me kërkesat e BE-së; nuk kontrollohen shkarkimet e gazeve nga automjetet, nga impiantet industriale, mungojnë planet qendrore dhe lokale.

LEXO ME SHUME >


Të helmuar nga plehrat! Dy dekada që hidhen e digjen në fushë

Një ndër prioritetet e Komisionit Europian është dhe reduktimi i sëmundjeve që lidhen me faktorët mjedisorë. Por ç’ ndodh në Durrës në qytetin e dytë që prodhon çdo vit 70 mijë tonë mbetje urbane? Këto mbetje depozitohen çdo ditë në një fushë jashtë çdo standardi, dekompozohen dhe digjen në natyrë pranë qendrave të banuara dhe kampusit universitar. Shpesh në këto zona kullosin dhe bagëtitë e kafshët që përfundojnë në tryezat tona.

LEXO ME SHUME >


Ndotja e shkaktuar nga plastika, ekspertët: Grimca të dëmshme në ajër

Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym. Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.