Ajri


Pluhuri saharian “mbyt” Shqipërinë, meteorologia flet për fenomenin që pushtoi vendin

Pamja me të cilën është zgjuar këto ditë kryeqyteti njihet ndryshe si “pluhuri saharian”. Një fenomen, me të cilin jemi mësuar ta kemi prezent në periudha të nxehta si muajin Korrik apo Gusht. Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. 

LEXO ME SHUME >


Krujë, mbyllen 33 furra të paligjshme gëlqeresh. Klosi "Forca e ligjit, e ashpër për ata që do t’i rihapin"

Në Krujë pesë vjet më parë nisi aksioni për mbylljen e furrave të gëlqeres në Krujë e Fushë-Krujë. Por me gjithë kontrollet e shumta, autoritetet nuk e kanë fituar betejën me këto ndotës masivë të ajrit. Inspektorët kanë zbuluar së fundmi 33 gropa të reja, të cilat sipas tyre do të mbyllen. Ministri Blendi Klosi paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.

LEXO ME SHUME >


Ndotje alarmante e ajrit në Korçë

Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë, përveç elementeve të përhershëm, shoqërohet edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe qymyrit për ngrohje. Orët e pasdites janë kthyer në një shqetësim edhe për qytetarët të cilët e ndjejnë tymin në masë. Mjekët pohojnë se rritja e ndotjes së ajrit sjell jo pak probleme për shëndetin tek pacientët kronikë me sëmundje të mushkërive dhe zemrës, por vështirësojnë edhe rikuperimin nga virozat.

LEXO ME SHUME >


Ministri Klosi: Ja si do të nxirren nga qarkullimi makinat e vjetra

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis. Në një intervistë për Report Tv, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se makinat e pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, ose thënë ndryshe, makinat e prodhuara në 2005. “E ndjen këtë nga lëvizja e makinave që janë jashtë parametrave europianë të ajrit, e ndjejmë këtë nga makinat që janë drejt fundit të jetës dhe demolohen në mënyrë të parregullt në gjithë Shqipërinë.

LEXO ME SHUME >


Tirana tani me mjete elektrike me zero ndotje dhe zhurmë

Ekipi i Inspektorëve të Parkut (Grand Park Rangers) po praktikon përdorimin e mjeteve elektrike me 0 ndotje e zhurmë për patrullimin, monitorimin dhe ndërhyrjen më të shpejtë në Parkun e Liqenit. Dy mjetet e para elektrike u dhuruan nga “GREEN Projects” ndërsa Bashkia Tiranë ka bërë të ditur se investimet dhe zgjerimi i hartës rekreative kërkon respektimin e rregullave. Tirana është qyteti i parë në vend, i cili ka nisur testimin e autobusëve elektrikë në transportin publik urban.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.