Ajri


Ndotja e ajrit, vrasësi i heshtur

Ndotja e ajrit, ngadalë por vazhdimisht i shkatërron miliona njerëzve shëndetin dhe jetën e tyre. Në vitin 2012, një nga çdo nëntë vdekje në botë u shkaktuan nga ndotja e ajrit dhe rreth 3 milion vdekje në total. Në Shqipëri 1,842 persona vdiqën nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012.

LEXO ME SHUME >


Klosi: Brenda 6-mujorit të parë 2018 do lejohet vetëm importi i makinave me standard Euro 5 e lart

Sipas Ministrit Klosi, është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor” se rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

LEXO ME SHUME >


Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian. Si ndikon kjo në mjedis? Propozimet për të nxitur hyrjen e makinave të reja në vend dhe planet e Ministrisë së Mjedisit për të reduktuar ndotjen. Si do ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5

LEXO ME SHUME >


OKB na paralajmëron: Bëni kujdes me pesticidet!

Së pari qeverisë i kërkohet që institucionet e përfshira në monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit të jenë të akredituara për cilësinë e monitorimit dhe analizat laboratorike në mënyrë që të mundësojnë të dhëna sa më korrekte, të sakta dhe me vlerë që përputhen me objektivat e cilësisë. Së dyti Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i kërkohet që të mbështesë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të zgjeruar rrjetin e cilësisë së ajrit dhe të rregullojë vendndodhjen e stacioneve ekzistuese të monitorimit aty ku shihet e nevojshme.

LEXO ME SHUME >


Elbasan, Sejdini: Ndotja brenda niveleve të lejuara, tregon studimi

Këshilli Bashkiak Elbasan ka diskutuar sot në lidhje me ndotjen dhe që është paraparë të futet në paketën fiskale 2018. Ndërkohë një muaj më parë Këshilli Bashkiak shpalli emergjencën mjedisore. Që në fillim kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini u shpreh se të dhënat e grumbulluara nga matjet tregojnë se ndotja në Elbasan është brenda parametrave të Bashkimit Europian.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.