Uji


Helmim nga uji në Bulqizë ? Rreth 100 persona në spital, qyteti në alarm

Dhjetra banorë të Bulqizës dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. 93 qytetarë mes të cilëve 24 fëmijë janë paraqitur në spitalin e qytetit me simptoma intoksikimi në harkun e 24 orëve të fundit. Helmimi nga uji është dyshimi kryesor edhe për bluzat e bardha, por për shkakun zyrtar do të priten analizat. Drejtori, Hazis Jella, thotë se piku i epidemisë ishte mbrëmjen e së shtunës.

LEXO ME SHUME >


Zgjidhet ngërçi në akuakulturë – Kristo: Subjekteve që u ka skaduar leja do vijojnë punën

Subjektet që zhvillojnë aktivitet në sektorin e akuakulturës por që u ka skaduar leja apo po u përfundon afati së shpejti, do të lejohen të vijojnë normalisht veprimtarinë deri në përfundimin e studimit që do të përcaktojë zonat e përshtatshme për zhvillimin e akuakulturës. Ky është thelbi i projektligjit të ri të prezantuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

LEXO ME SHUME >


Thahet liqeni në Okshtun, banorët akuzojnë Bashkinë

Në Okshtun të Rrogozhinës, banorët akuzojnë bashkinë se u hoqi portat e Liqenit dhe sot liqeni është tharë, ndërkohë që tokat e tyre do të mbeten pa vaditur. Tharja e këtij liqeni nuk ndodhi papritur. Në fshatin Okshtun, dy muaj më parë banorët kishin paralajmëruar se do të vinte kjo ditë.

LEXO ME SHUME >


Fshatrat pa ujë në Gjirokastër

Plot 1.500 banorë të tri fshatrave në Odrie të Gjirokastrës kanë probleme të vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Gurra e Labovës, një prej burimeve më të bollshme të krahinës nuk është në gjendje ta realizojë furnizimin, pasi 80% e ujit humbet përgjatë rrjetit shpërndarës të ndërtuar 50 vite më parë.

LEXO ME SHUME >


Reshjet e shiut gjatë natës, Vjosa del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë bërë që Vjosa të dalë nga shtrati në zonën e Tepelenës. Për pasojë By -Pass-i është mbuluar me ujë. Kjo ka sjellë dëmtime të punimeve që po kryhen aktualisht. Në terren kanë shkuar grupet e punës të Shtabit të Emergjencave për të monitoruar situatën.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.