Drino, “lumi i ujërave të zeza”
Derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza ka shkaktuar ndotje masive në ujërat e lumit Drino në rrjedhën e tij pranë qytetit të Gjirokastrës! Një pjesë e mirë e lumit është shndërruar në një kanal të hapur të ujërave komunalë, duke u shndërruar në një rrezik për banorët e zonës aty por dhe një kartolinë të keqe për cdo turist që viziton qytetin e Gurtë! Prej kohësh, ekspertët kanë dhënë alarmin se ujërat e Drinos, nuk mund të përdoren për tu larë këto ditë të nxehta pasi ndotja është tej cdo niveli.

Dëgjesë publike për rritjen e çmimit të ujit në Vlorë
Për herë të parë sot, në qytetin e Vlorës, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime realizoi një dëgjesë publike me standarde në formë, qytetarët u njoftuan për pjesëmarrje dhe nuk munguan. Drejtoria e ndërmarrjes raportoi përpara qytetarëve për rritjen e re të çmimit të ujit dhe dëgjuan mendimet e tyre, si edhe mendimet e shoqatave mjedisore të Vlorës.

Në Marinzë pa ujë, shpimet për naftë dëmtuam burimet nëntokësore
Uji i pijshëm në fshatin Marinëz është i ndotur dhe me ngjyrë. Shkak për këtë është bërë shpërthimi i pusit të naftës në prill të vitit 2015, i cili shkatërroi shtresat nëntokësore. Edhe në ato pak raste kur uji vjen në çezmat e tyre, ai është me ngjyrë dhe me insekte të ndryshme. Ata presin radhën me orë të tëra për të mbushur në çezëm që uji vjen me orar.

Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb
Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?
