Moratoriumi i pyjeve: Zvogëlohet shtrirja e prerjeve por rritet intensiteti i shfrytëzimit
Republika e Shqipërisë në vitin 2016 miratoi zbatimin e një moratoriumi 10-vjeçar me qëllim ndalimin e prerjeve të pakontrrolluara të pyjeve deri në vitin 2026. Në kuadër të Programit për Rimëkembjen e Rrëqebullit të Ballkanit, PPNEA ndërmori një studim – për të zhvilluar një metodologji e cila vlerësoi prerjen e pyjeve gjatë periudhës 2016-2018, si dhe impaktin e moratoriumit të pyjeve.

Propozimi, të ndryshohen kufijtë për zonat e mbrojtura në vend
Së fundmi është propozuar që kufijtë e zonave të mbrojtura në territorin shqiptar të ndryshohen. Ky propozim është bërë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, pas një studimi që kjo e fundit ka bërë në të gjithë territorin e vendit, rezultatet e të cilit do të paraqiten në fund të 2019. Sipas këtij studimi, propozohen kufijtë e ri, çka do të sjellë reduktim por dhe rritje të sipërfaqes së zonave të mbrojtura.

Turistët flasin për “Alien”: Uji i kristaltë i Sarandës, si “parajsa” në krahasim me Danimarkën
“Alien”, emisioni prezantues i tokës së shqiponjave këtë javë ishte në qytetin bregdetar të Sarandës. Moderatoja e këtij emisioni, Aleksandra Lewis përcolli për të gjithë shqiptarët në RTV Ora ndryshimet sipas turistëve mes Sarandës dhe Danimarkës. Për turistët që vijnë nga Danimarka për të kaluar pushimet në Shqipëri, sigurisht që përshtypja e parë është klima e nxehtë, uji i ngrohtë i detit dhe siçe kanë përshkruar ata, jemi si “parajsa” në krahasim me Danimarkën.

Aderimi i Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për ekspozimin shkencor në Detin Mesdhe
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut shqyrtoi projektligjin “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për ekspozimin shkencor në Detin Mesdhe”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi, prezantoi projektligjin e propozuar, i cili synon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe.

Laroshja e kuqërremtë, shpendi më i ri në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë
Lista e shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë pasurohet me një lloj të ri, për të dytën herë brenda muajit tetor. Këtë radhë bëhet fjalë për laroshen e kuqërremtë (Tadorna ferruginea).
