Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin: Po shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për epidemitë e reja vdekjeprurëse. OBSH merr shkas nga shpërthimi masiv që ka ndodhur me Ebolan, ku tani kanë kapur shifra alarmante. Republika Demokratike Kongos po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në gjithë historinë e saj.

Mes ajrit dhe ujit të ndotur; Zharrëz, banorët: Zërin tonë s’e dëgjon askush
Pak metra larg shtëpive të fshatit Zharrëz, i cili ndodhet mbi një sipërfaqe naftëmbajtëse gjen pellgje me hidrokarbure. Ndaj për këta banorë nafta nuk është pasuri, por sëmundje. Mbetjet hidrokarbure rrjedhin së bashku me përroin e fshatit nga depozitat e dekantimit apo nga puset e naftës. Uji i përroit i përzier me serë dhe ajri i ndotur krijojnë kushte ekstreme në kufijtë e mbijetesës në fshat. Sipas banoreve, ndotja nga depozitat e dekantimit të cilat janë në pronësi të dy kompanive, Albpetrol dhe Bankers Petroleum përkeqësohet gjatë ditëve të nxehta në verë.

Dita Botërore pa duhan
Ҫdo vit, në 31 Maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) & Partnerët e saj kudo në botë, promovojnë “Dita Pa Duhan”. Kjo nismë globale synon ndërgjegjësimin e popullatës mbi dëmet deri edhe vdekjeprurëse që shkakton duhani në shëndetin jo vetëm të duhanpirësve, por edhe të atyre që janë të ekspozuar ndaj duhanit dhe konsiderohen si duhanpirës pasiv.
