Mbetjet


Krim mjedisor: Landfilli i Sharrës ‘i nxjerr ujin e zi’ lumit të Erzenit

Kompania koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës në Tiranë nuk i trajton ujërat e ndotura që dalin nga dekompozimi i mbetjeve urbane, por i shkarkon ato në lumin Erzen – duke shkaktuar sipas ekspertëve pasoja afatgjata për mjedisin dhe komunitetin e zonës.

LEXO ME SHUME >


Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit dy vjeçar mbi nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës. Sipas studimit, në disa nga pikat e monitoruara shfaqen probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme. Studimi nxjerr në pah nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të ujërave të këtij liqeni.

LEXO ME SHUME >


‘Parajsa turistike’ e Thethit kërcënohet nga malet e mbeturinave

Thethi është zona turistike më e frekuentuar në Alpet e Shqipërisë, por shtimi i turistëve të huaj dhe i njësive akomoduese nuk është shoqëruar me infrastrukturë – duke sjellë probleme të mëdha me pastrimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujërave të zeza.

LEXO ME SHUME >


Ricikilimi i mbetjeve në Shqipëri ndër vite

Në nisje të dekadës së shkuar, Shqipëria ishte kthyer në një gropë të madhe mbetjesh. Kishte vetëm dy varreza të ligjshme plehrash, të cilat merrnin edhe jetë njerëzish. Djegia e mbetjeve bëhej në fusha të hapura. Ndërkaq, riciklimi ishte diçka e huaj.

LEXO ME SHUME >


Katër kalorёsit e ndotjes plastike

Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e nё rritje. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim. Përbërësit e plastikës shkaktojnë çrregullime nё sistemin endokrin, sistemin nervor, tё frymёmarrjes, imun, kardiovaskular, infertilitet.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.