Lumi Terkuz në Kamëz i mbushur me mbeturina, Bashkia asnjë masë për pastrimin
Banorët e Kamzës shprehen të shqetësuar për ndotjen alarmante në lumin Terkuz, i cili po rrezikon shëndetin e tyre. Mbeturinat urbane të hedhura pa kriter e kanë kthyer lumin në një kanal të ujërave të zeza. Qytetarët thonë se shqetësuese është edhe era e rëndë, ndërkohë që i bëjnë apel kryebashkiakut Rakip Suli të marrë masa për këtë njollë mjedisore.

Berat/ Po investohet për ndërtimin e landfillit të ri
Në Berat po investohet për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që garanton një mjedis të pastër, zhvillim të turizmit dhe të ardhme të sigurtë të gjeneratave që do të vijnë.

Gjanica ndryshon vetëm fasadën, ndotja vazhdon të “qelbë” Fierin
Prej më shumë se një jave, uji i lumit Gjanica, që përshkon përmes qytetin e Fierit, ka një ngjyrë të zezë dhe erë shumë të rëndë e të padurueshme për qytetarët, të cilët pavarësisht maskës, nuk mund të kalojnë pranë shtratit të lumit, ose duhet të nxitojnë kur janë aty. Kjo ndotje është kthyer prej vitesh në një problem serioz, ku edhe pse u bë rehabilitimi i këtij lumi nëpërmjet projektit për rikualifikimin e qendrës së Fierit, ende ndotja vazhdon të jetë në nivel shumë të lartë.

Divjakë/ Bie niveli i ujit në tokat e mbjella, përmbytjet sjellin mbeturina në hidrovor
Në tokat e përmbytura të Divjakës niveli i ujit ka rënë me disa centimetra. Prezencë të tij ka në mbi 200 ha, nga 1000 që ishte një ditë më parë. Përgjegjës të hidrovorit në Biçukas për situatën e krijuar mendojnë se prurjet ishin të shumta çka bëri mos përballimin e situatës.

Dështon riciklimi i mbetjeve në Lezhë, drejt projektit të tretë në 10 vite
Bashkia e Lezhës ka dështuar për të dytën herë për zbatimin e plotë të projektit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërkohë që po përgatit projektin e tretë për të njëjtin qëllim. Edhe pse nga viti në vit, Bashkia Lezhë ka harxhuar paratë e planifikuara për këtë projekt, sipas ekspertëve, nuk ka arritur të përmbushë gjithë segmentet e tij, pasi ishte gabim që në konceptim.
