Skandal në Dibër, mbetjet spitalore hidhen përgjatë rrugës nacionale
Bashkia e Dibrës vijon të mos ofrojë shërbimin e duhur për grumbullimin dhe tërheqjen e mbeturinave të ndryshme të konsumit të përditshëm.

Vazhdon insistimi i Klosit: Shqipëria, vendi i parë në Evropë pa qese plastike
Edhe pse që prej 1 korrikut të këtij viti ka hyrë në fuqi zyrtarisht vendimi për ndalimin e qeseve plastike, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha se do të kryhen kontrolle në mënyrë që deri në qershor 2020 që vendi të jetë i pari në Evropë pa qese plastike.

Plehrat drejt fshatit/ Shtohen pirgjet me mbetje pranë fshatit Zharrëz
Mbetjet urbane të bashkisë Patos depozitohen shumë larg vendit të caktuar për këtë qëllim.

Kanali i plehrave në Fushë-Krujë/ Bashkia nuk i pastron. Humb asfalti dhe në pjesë të tjera të qytetit
Ndodhem në hyrje të Fushë Krujës, kanali mbrapa meje dikur ka qenë i mbushur me ujë ndërsa tani me plehra të cilat nuk dihet se kur bashkia i ka pastruar për herë të fundit. Fushë Kruja administrohet nga bashkia e Krujës, kjo e fundit duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve apo dhe pastrimin e tyre, rrugë të cilat fatkeqësisht janë pushtuar nga balta dhe mbeturinat.

Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro
Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike nxjerr jashtë loje një industri të tërë. Vlera e investimeve e sipërmarrësve arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa të punësuarit direkt dhe indirekt përllogariten deri në 30 mijë persona. Aktorët e tregut thonë se askush nuk është konsultuar me grupet e interesit në hartimin e këtij draftligji.
