Banorët e Kurbinit kërkojnë pastrimin e kanalit: Po përmbytemi nga 3 herë në vit
Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujërave të larta nuk është pastruar asnjeherë në kuotat që duhet dhe shtrati i tij është i bllokur në disa vende. "Nuk është pastruar tash 30 vjet, nuk është çuar në kuotën e duhur.", thonë qytetarët.

Klosi: Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 Qershor 2020
Plastika është një kërcënim për mjedisin dhe planetin. Shqipëria do jetë i pari vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 duke e vendosur kështu në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përmes një video sensibilizuese për dëmet që sjell plastika në planet shprehet se, “plastika nuk lë vend për jetë”.

Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike më 1 qershor 2020
Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike më 1 qershor 2020 është direktiva për të shkuar drejt standardeve europiane. Nga tryeza ku ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptarë analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndotin më shumë.

4.5 milionë euro për projektin e mbetjeve të riciklueshme nga qeveria gjermane. Marrëveshja në Kuvend
Qeveria gjermane do të vërë 4.5 milionë euro në dispozicion të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vazhdimin e mbështetjes teknike në projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI)”. Projektligji është hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ka nisur që në vitin 2016. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, kryesisht duke pasur në konsideratë aspektet klimatike.

Fushata kundër qeseve- Soreca: Reduktoni përdorimin e plastikës/ Klosi: Ndalojmë qeset!
Nën sloganin “Plastika nuk le vend për jetë”, përgjatë 2 muajve të ardhshëm, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë do të ndërmarrë fushatën “Sot për mjedisin”, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë mbi ndikimet negative që ka përdorimi i plastikës në mjedis dhe shëndet, si dhe të inkurajojë ata të kontribuojnë në reduktimin e përdorimit të saj dhe mbetjeve në tërësi.
